Shenjtorët Androniku dhe Junia, Apostuj

2827
16:24
Shenjtorët Androniku dhe Junia, Apostuj

Shenjtorët Androniku dhe Junia, me jetën e tyre na treguan se si mund të ruhet miqësia e vërtetë më Krishtin.


Pasionet trupore, sidomos në kohën tonë, e bëjnë të vështirë zhvillimin e një miqësie të pastër dhe, aq më tepër, të një bashkëpunimi të pastër ndërmjet një burri dhe një gruaje. Megjithatë, kjo nuk është e pamundur. Ajo arrihet kur në shpirtrat e të dy miqve rrënjoset Shpirti i Shenjtë. Atëherë vdes mendimi mishor dhe njeriu kujdeset vetëm për dobinë e shpirtit.

Në këtë mënyrë bashkëpunuan edhe Apostujt Andronik dhe Junia. Me bashkëpunimin e tyre të pastër, ata arritën të largonin shumë idhujtarë nga mashtrimi i idhujve dhe të ndërtonin shumë kisha.

Ata bashkëpunuan me Apostull Pavlin, i cili shkruan për ta në letrën drejtuar Romakëve:

“Përshëndetni Andronikun dhe Junian, të afërmit e mi dhe bashkërobërit e mi, të cilët janë të shquar ndër apostujt dhe që kanë qenë në Krishtin para meje”.

Domethënë: përshëndetni Andronikun dhe Junian, bashkëkombësit e mi, të cilët u përndoqën dhe u burgosën bashkë me mua. Ata janë të dalluar ndër ata që ushtrojnë shërbesën apostolike të predikimit dhe, madje, iu afruan Krishtit para meje.

Androniku dhe Junia, pasi shkëlqyen me përpjekjet e tyre për besimin, u larguan në paqe drejt jetës së përjetshme.

Sipas disa sinaksaristëve, Junia merret si Juni, në gjininë mashkullore.
 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu