Grimca shpirtërore

Njerëzit sot, thoshte Jerond Filotheu, janë të papërmbajtur.

Populli dhe kleri, si kuaj pa fre, rendin drejt mëkatit. Nuk mendojnë Zotin, vdekjen, gjykimin, shpërblimin, asgjë prej gjëje, vetëm për materien interesohen, për trupin, për epshet , për nderimet. Shumë pak janë ata që kanë interesa të vërteta dhe ndoshta për hir të atyre të paktëve e mban Zoti Botën”

Këshilla shpirtërore!
Nëse dëshiron t’i japësh diçka atij që ka nevojë, jepja me fytyrë të gëzuar dhe ngushëlloje trishtimin e tij me fjalë të mira. Nëse vepron kështu, në zemrën e tij bukuria e fytyrës sate do ta tejkalojë atë që i jep dhe do të ketë më shumë vlerë sesa plotësimi i nevojës së trupit të tij.

Ditën kur do të hapësh gojën për të akuzuar dikë, konsideroje veten të vdekur atë ditë dhe të gjitha veprat e tua të kota, edhe nëse të duket se mendimi yt të shtyu të flisje me sinqeritet dhe për dobi shpirtërore. Sepse, ç’nevojë ka që dikush të shkatërrojë shtëpinë e vet për të ndrequr shtëpinë e mikut të tij?

Ditën kur do të ndiesh dhembshuri për ndonjë njeri që vuan shpirtërisht ose trupërisht, atë ditë konsideroje veten martir; konsidero se ke vuajtur për Krishtin dhe se je denjësuar për pohimin e Tij. Sepse edhe Krishti vdiq për mëkatarët dhe jo për të drejtët.

Mendo sa i madh është ky virtyt. Vërtet, është virtyt i madh që dikush të ndiejë dhembshuri për njerëzit e këqij dhe t’u bëjë mirë mëkatarëve më shumë sesa të drejtëve. Këtë Apostull Pavli e përmend si diçka të denjë për admirim.

Nëse në të gjitha veprat e tua arrin ta ruash ndërgjegjen tënde të pastër, mos u përkujdes për të kryer ndonjë virtyt tjetër.

Në të gjitha veprat e tua le të paraprijnë dëlirësia e trupit dhe pastërtia e ndërgjegjes sate, sepse pa këto të dyja çdo virtyt tjetër konsiderohet i kotë përpara Perëndisë.

Dije se çdo vepër që kryen pa mendim dhe pa shqyrtim është e kotë, sepse Perëndia e vlerëson virtytin sipas dallimit shpirtëror dhe jo sipas veprimit pa dallim.

Shën Isaak Siriani

Shkrime asketike

Njeriu shpirtëror nuk ka hidhërime. Kur dashuria shtohet dhe zemra digjet nga dashuria hyjnore, nuk mundet të qëndrojë më hidhërimi. Dashuria jonë kundrejt Krishtit i mund dhimbjet nga mundimet që shkakëtojnë njerëzit.

Oshënar Pais Athoniti

Të gjitha çështjet tënde t’i lesh në duart e Zotit. Çfarë do që dëshiron ta kërkosh si fëmija nga ati i tij.

Gjerond Amfilohios.

Kur njeriu jeton pa Zot, pa paqe, pa besueshmëri, por me stres, ankth, depresion, dëshpërim, fiton sëmundje trupore dhe shpirtërore. Sëmundjet psiqike, sëmundjet e nervave, dyjëzimi (përçarja shpirtërore) janë situata demoniake.

Oshënar Porfiri.

Shumë thonë se jeta e krishterë është e pakëndëshme dhe e vështirë, ndërsa unë them se është e kënaqëshme dhe e lehtë, por duhen dy kushte: përulësia dhe dashuria. Të mos krenohesh, kur të lavdërojnë. Dhe të mos hidhërohesh kur të akuzojnë. Të të interesojë vetëm, se çfarë opinioni ka Zoti për ju, ai që analizon zemrën dhe veshkat. Njerëzit nuk dinë të vërtetën.

Gjerond Joili.

Të mjaftoheni në ato sa ju thonë. Mos u përpiqni, që të shkëputni me metoda të tërthorta  nga tjetri ato që nuk do t’ia u thotë vetë.

Gjerond Joili.