Panair i ndritshëm në kishën e Shën Kristoforit në Polenë të Korçës!!

2824
16:41
Panair i ndritshëm në kishën e Shën Kristoforit në Polenë të Korçës!!

Në një atmosferë besimi, lutjeje dhe gëzimi shpirtëror, ditën e shtunë, më 9 maj 2026, në fshatin Polenë u zhvillua panairi i përvitshëm në nder të Shën Kristoforit, pranë kishës që mban emrin e shenjtorit, raporton Radio Ngjallja

.

Me rastin e kësaj të kremteje të rëndësishme për komunitetin orthodhoks të zonës, besimtarë të shumtë nga fshati dhe krahinat përreth morën pjesë në Shërbesat e Shenjta, duke e mbushur kishën me përkushtim, lutje dhe nderim. Me besim të thellë, ata iu drejtuan Shën Kristoforit, duke kërkuar ndërmjetimin e tij pranë Krishtit Perëndi për paqe, shëndet, bekim dhe mbarësi në familjet e tyre.

Shërbesat e shenjta u kryesuan nga Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, z. Anastas, i cili në fjalën e tij baritore theksoi rëndësinë e jetës së shenjtë, të besimit të gjallë dhe të qëndrueshmërisë në dashurinë ndaj Perëndisë dhe ndaj njerëzve. Ai u bëri thirrje besimtarëve të ruajnë traditat e shenjta të Kishës dhe të jetojnë me frymë shërbimi, përulësie dhe dashurie të krishterë, duke marrë shembull nga jeta dhe dëshmia e Shën Kristoforit.

Së bashku me Mitropolitin e Korçës, Hirësi Anastasin, bashkëmeshuan At Ilia Kotmilo, At Ilia Kotnani, Kryedhjakon Kristo Nasi dhe Dhjakon Kostandin Meko.

Kjo ditë e shenjtë në Polenë të Korçës dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të besimtarëve me Kishën, traditën dhe jetën shpirtërore orthodhokse, duke e kthyer panairin e Shën Kristoforit në një festë të veçantë besimi, lutjeje dhe bashkimi për mbarë komunitetin.

Foto: Mitropolia e Shenjtë e Korçës

 

Panair i ndritshëm në kishën e Shën Kristoforit në Polenë të Korçës!! фото 1

Panair i ndritshëm në kishën e Shën Kristoforit në Polenë të Korçës!! фото 2

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu