Dostojefski: “Do të zgjidhja të mbetesha me Krishtin”
Në një letër të vitit 1854, shkrimtari rus shpreh etjen e tij për besim, luftën me dyshimin dhe dashurinë e pakrahasueshme për Krishtin.
“..... Nuk e di, po ma merr mendja nga letra jote, se u kthyet në atdhe me një farë hidhërimi. Këtë kuptoj. Mendova disa herë se nëse dikur do të kthehesha në atdheun tim, do të ndjeja dhimbje të madhe dhe gëzim. Nuk jetova jetën tuaj por dhe nuk di shumë gjëra për të, ashtu si çdo njeri për jetën e tjetrit.
Por ndjeshmëria njerëzore është e përbashkët për të gjithë dhe mendoj, se duke u kthyer në atdheun e tij çdo i internuar, duhet të jetojë sërish, nëpërmjet kujtesës së tij, të gjithë fatkeqësinë e kaluar. Kjo ngjan me një peshore, me të cilën peshojmë dhe dimë peshën e vërtetë të të gjitha atyre sa vuajtëm, duruam, humbëm dhe mësuam nga të tjerët. Por do Zoti t’iu falë jetëgjatësi.
Dëgjova nga shumë se jeni besimtar. Jo sepse jeni besimtar, por sepse unë jetova dhe provova të gjitha ato sa do t’iu them në çaste të ngjashme, kemi etje për besim, si “bari i thatë”. Dhe në fund e gjejmë, sepse e vërteta bëhet e dukshme nëpërmjet fatkeqësisë.
Për mua, kam për të të thënë se jam fëmijë i këtij shekulli, fëmijë i mëkatit dhe i dyshimit, kështu jamë tani dhe kështu do të jem, (e di), deri në vdekje. Çfarë vuajtje të tmerrshme më kushtoi dhe më kushton akoma dhe sot, kjo etje për besimi, që është kaq e fortë brenda shpirtit tim, përderisa ekzistojnë brenda meje argumenta kontradiktorë.
Megjithatë, Zoti më falën çaste në të cilat jam plotësisht i qetë. Ato çaste i dua dhe ndjej se më duan dhe të tjerët. Në këto çaste pikërisht, krijova brenda meje një besim, ku të gjitha janë të ndritëshme dhe të shenjta për mua.
Ky besim është i thjeshtë: Besoj se nuk ekziston asgjë më e bukur, më e thellë, më simpatike, më llogjike, më e gjallë dhe e përsosur se Krishti. Dhe i them vetes sime, me një dashuri ziliqare, jo vetëm që asgjë nuk ekziston, por që nuk mund të ekzistojë.
Për më tepër, nëse dikush më vërtetonte se Krishti nuk përputhet me të vërtetën dhe që, në realitet, e vërteta është jashtë Krishtit, do të preferoja që të mbetesha me Krishtin se sa të shkoj me këtë të vërtetë......”
Letra u shkrua më 1854.