Kisha e Shqipërisë në fronëzimin e Patriarkut Shio III të Gjeorgjisë

2824
15:16
Kisha e Shqipërisë në fronëzimin e Patriarkut Shio III të Gjeorgjisë

Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, përfaqësoi Kryepiskopin Joan në kremtimet solemne në Tbilisi, ku Patriarku i ri i Gjeorgjisë kreu Liturgjinë e parë patriarkale.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mori pjesë në kremtimet me rastin e fronëzimit të Patriarkut të Gjithë Gjeorgjisë, Fortlumturisë së Tij Shio III.

Më 17 maj 2026, Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij z. Asti, përfaqësoi Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij z. Joan, në ceremonitë kishtare dhe zyrtare që u zhvilluan në Tbilisi. Hirësi Asti shoqërohej nga kleriku Atë Gori Ndreko.

Në këtë ditë të rëndësishme për Kishën Apostolike Orthodhokse të Gjeorgjisë, Patriarku Shio III kryesoi Liturgjinë e tij të parë si Patriark, në Katedralen Patriarkale të Trinisë së Shenjtë në Tbilisi.

Në Liturgjinë Hyjnore morën pjesë besimtarë të shumtë, si edhe delegacione kishtare nga Patriarkana e Kostandinopojës, Aleksandrisë, Antiokisë, Jerusalemit, Rusisë, Serbisë dhe Bullgarisë. Të pranishme ishin gjithashtu delegacione nga Kishat Autoqefale të Greqisë, Shqipërisë, Polonisë dhe Çekisë.

Në kremtimet solemne morën pjesë edhe autoritetet më të larta shtetërore të Gjeorgjisë, ndër të cilët Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Kryetari i Bashkisë së Tbilisit, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Fronëzimi i Patriarkut Shio III përkoi edhe me Ditën e Shenjtërisë së Familjes, e vendosur në vitin 2014 nga Patriarku i Gjithë Gjeorgjisë, Fortlumturia e Tij i ndjeri Ilia II. Kjo ditë kremtohet çdo vit me nderim të veçantë nga populli gjeorgjian.

Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore solemne, mbajtën fjalën e rastit Patriarku Shio III, personalitete të larta të vendit dhe përfaqësues të delegacioneve të ftuara.

Ceremonia madhështore u mbyll me Dhoksologjinë e Madhe, e cila u zhvillua në sheshin përpara Katedrales Patriarkale të Trinisë së Shenjtë.

Foto: Patriarkana e Gjeorgjisë

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu