At Stavro Qiriazati, dëshmia e një prifti në vitet e ateizmit

2825
16:37
3
At Stavro Qiriazati, dëshmia e një prifti në vitet e ateizmit

Intervistë për klerikun nga Lazati i Sarandës, që shërbeu për dekada dhe ruajti besimin edhe pas ndalimit të fesë në Shqipëri.

At Stavro Qiriazati ishte një nga klerikët orthodhoksë që përjetuan periudhën më të vështirë të Kishës në Shqipëri: ndalimin e fesë, mbylljen e kishave dhe përndjekjen e klerit pas vitit 1967.

I lindur në Lazat të Sarandës në vitin 1895, ai u lidh që në fëmijëri me kishën dhe më vonë u dorëzua klerik nga peshkopi i Gjirokastrës Pandelimon Kotoku. Për dekada shërbeu në Lazat, Livadhia, Kalcat dhe në fshatra të tjerë të zonës.

Intervista e mëposhtme ruan kujtimet e familjes së tij për vitet e diktaturës, dhimbjen e zhveshjes së detyruar nga rasoja, shërbesat e fshehta, djegien e librave kishtarë dhe vuajtjet që prekën edhe fëmijët e nipërit e tij.

Stavro Qiriazati

Famulltar i Lazatit – Sarandë 

U lind më 1895 në fshatin Lazati të Sarandës. Që i vogël e deshi kishën dhe shërbente pranë klerikut të fshatit. Më 1937, i pjekur tashmë, kërkoi që të shërbente si klerik. E dorëzoi klerik peshkopi i Gjirokastrës Pandelimon Katoku. Bëri Shkollën Kishtare të Mitropolisë së Shënjtë të Gjiromerit Filiaton dhe Fotikës (në Thesproti) me mësues Theodhor Panikën. Shërbeu në fshatrat Livadhia, Kalcati e fshatra të tjerë të zonës. Mbaroi shkollën fillore prej gjashtë klasë në Lazat.

Atëhere kishte shumë fëmijë.

Në vazhdimësi deri në 1967, diku 32 vjet, shërbeu në të gjitha fshatrat e zonës. Nuk paguhej me shuma monetare por me çfarë i jepnin njerëzit.

Pas shpalljes të ligjit mbi ateismin nga pushteti i Hoxhës dhespoti Damian Kokoneshi, ish oficer partizan dhe anëtar i partisë Komuniste të Shqipërisë, i martuar, me fëmijë që sot jetojnë në Gjirokastër, bëri një mbledhje të klerikëve. I urdhëroi që të zhvishen. Ju mori rasot dhe i dërgoi në fshatrat e tyre. Kur erdhi në fshatin e tij at Stavro Qiriazati pa raso ishte “sikur i ishte bërë varrimi i tij” nga lotët dhe hidhërimi i tij. nuk e njohëm, tregon sot i biri i at  Grigor Qiriazati. U mblodhën të gjithë të afërmit.

-         E di për Damian Kokoneshin se ç’dhespot ishte (i thashë papa Grigorit)

-         Po, Dhespot që qarkullonte me pistoletë Papa Lefter.

-         Po, po.. ishte nga Pogradeci.

-         Familja e tij akoma dhe sot gjendet në Gjirokastër dhe janë shumë mirë.

-         Jetoi shumë vjet babai im dhe jetoi tre periudha.

Pas 1990 kreu shërbesë në fshatin e tij. Kaloi  shumë mundime të parrëfyera papa- Lefter. Çfarë të kujtojmë më parë?

-         Shërbeu në burg babai juaj, papa Grigor?

-         Jo, ishte 72 vjeç, plak më 1967. Familja e tij vuante shumë, sa fëmijët e tij aq sa dhe nipërit e tij.

Kam një djalë të madh 50 e ca vjet papa Lefter, Kostan. Hyri 11 vjet burg sepse ishte i shënjestruar nga i gjyshi i tij, nga gruaja ime, ishte patriot dhe partizan me Zervën. Pas mbizotërimit të komunizmit në Shqipëri ai ja mbathi në Greqi. Unë si baba i Kostës dhe mqs isha dhe djali i papa Stavros më dënuan pesë vjet në internim me vajzën time në ... Tomor të Beratit ku dhe punova në punët e detyrueshme bashkë me të. Hoqëm shumë. Çfarë të kujtojmë më parë?  Poshtërimet, ironitë, tregimin me gisht, investigimet, rahjet çfarë.. çfarë...

-         Dua një ndodhi për atin tënd të ndjerë papa Grigor. Nqs kryente mistere, ceremoni të shënjta në përgjithësi.

-         Po, kryente. Bënte fshehur tek shumë nga njerëzit tanë me kujdesin më të madh. Natyrisht jo në kisha por në shtëpi. Kishën e Shën e Premtes e kishin magazinë  dhe deri në fund të 1991 që e morëm ishte greminë.

Mgjth se në 1991 ishte në pleqëri të thellë, tashmë 95 vjet, nisën themelet e Kishës së re të Shënjtë të Shën e Premtes me ndihmën e Kishës mëmë të Greqisë. Ndihmoi përkatësisht Mitropolia e Shënjtë e Nea Smirnis.

-         At Grigor kryente ceremoni fetare fshehur babai tënd?

-         Po, por fshehej nga të gjithë dhe nga unë që të mos na ngatërrojë. Bëri shumë tek njerëzit e tij (vazhdimi i bisedës në kasetë)  që kishte besim dhe që ishin fetarë. E di që dhe tanët nuk ishin që të gjithë fetarë.

-         Nuk e tradhëtuan me të vërtetë sepse kryente ceremoni nga i ndjeri papa Stavro?

-         Nuk dua që të them gjëra të tilla (e kuptojmë ato që nënkuptohen lehtësisht përjashtohen)

-         Nuk do të themi emra.

-         Do të doja të më pyesnit për çdo gjë tjetër.

Ku të kujtoj dhe unë kaq sa kemi kaluar dhe për mua të të them por nuk ja vlen.

-         Ju që jeni fëmijët e papa Stavros nuk kishit pasoja, masa nga pushteti i Hoxhës?

-         Unë jam djalë i vetëm dhe tre motra të tjera. Jo vetëm tek ne por dhe në nipërit e tij kishte pasoja. Djali im, kur u bë 22 vjeç  kërkonte që të vinte në Greqi që të shikonte gjyshin e tij, tjetrin, që ju thashë që ishte veteran në rrezistencën me E.D.E.S.  U arrestua dhe u dënua 11 vjet burg dhe i bëri  të gjitha brenda të plota. Tani gjendet në Athinë me familjen e tij.

-         I ndjeri papa – Stavro nuk shkoi në burg?

-         Oh! Gjatë asaj kohe që u vendos  ateizmi (më 1967) u tall  gjithë këto vite.

-         Përse? Me çfarë justifikimi?

-         Një Pashkë, ishte java e madhe. Mblodhën, dy fshatra që ishin afër në një mbledhje popullore dhe iu lexuan një akuzë. Iu thonë: këtu Stavro goditi kambanën ndryshe  që t’iu kujtoje shokëve zakonin e vjetër që të vinin në kishë. Do që të na shkatërrosh popullin dhe përparimin. Të dhamë mundësinë mqs kishe moshë të madhe (ishte 72) vjeç që të mos shkosh në burg  ( sepse ishte prift dhe vetëm atë nënkuptojnë). Sot ti je mosmirënjohës  ndaj partisë.

-         Po çfarë bëri?

Papa Stavroja të Premten e zezë.

-         I kishin dhënë si detyrë që ti binte kambanës në mëngjes që të shkojnë në punë njerëzit. Në mbrëmje bënte sërish të njejtën. (Donin që ta vinin në lojë. Ai preferoi që ti binte kambanës  mjafton që të dëgjojnë njerëzit pavarësisht që e përdorte partia ndryshe).

Të Premten e Zezë nuk duroi  dot atë ditë papa Stavroja dhe goditi si në ditë zije duke ju kujtuar të Premten e kryqëzimit. Kjo ishte e gjitha dhe e tallnin dy fshatra dhe e vendosën në "arrest" shtëpie, u burgos në shtëpinë e tj dhe nuk lejohej që ti flisnin të tjerët.

-         Ti vuajte papa Grigori?

Fëmijët dhe nipërit e papa Stavros  në burg.

-         E! Shkova dhe unë në burg 5 vjet në Tomorr në Shqipërinë qëndrore bashkë me çupën  e madhe.

-         Po pse papa Grigori? Me çfarë akuze?

-         Thjesht sepse isha Helen, djali i papa Stavros dhe kisha vjer i cili ishte arratisur në Greqi, donin të gjenin arsye.

-         Bëra një dhëndër për çupën. E dënuan dhëndrin tim sepse kishte ndjenja greke, helene dhe e dërguan në burg.

Unë mqs mbrojta dhe mbështeta vajzën time u dënova bashkë me çupën time 5 vjet në Tomor në kolkhoz në burgjet bujqësore.

E shërbeva internimin të gjithin me vajzën për pesë vjet.

-         Sot janë të martuar.

-         Po ka katër fëmijë dhe tani është në Athinë

-         Ti ishe i martuar kur shkove në burg?

-         Po më 1975-1980 shkova në burg isha i madh në moshë.

-         Fëmijët e tjerë ku ishin?

-         Ishin në fshat vetë me nënën e tyre vetëm,

-         Për të ndjerin papa Stavron të kujtohen ndodhi të tjera me kambanën. Çfarë u bënë veshjet priftërore? Librat e tij të shënjtë çfarë u bënë?

-         Erdhi një këshill nga partia. I thonë :“na trego ku i ke librat kishtarë dhe rrobat kishtare tëndet?” . Ç’të bënte e di sa e vështirë ishte. Ju tregoi një sendyk ku i kishte të gjitha brenda. Ata sapo e panë rrëmbyen dhe shkuan jashtë kishë dhe i dogjën të gjitha. Ai qëndroi në një qoshe dhe vajtonte, qante i pangushëlluar. Më kujtohet si tani... I mbeti,  diku tjetër, kishte një veshje prifti, një kryq bekimi , këto i kishin mbetur ato kam sot si pasuri.

-         Në këtë këshill kishte dhe minoritarë të tjerë?

-         Të gjithë ishin me origjinë greke fatkeqësisht, ata ishin më të keq se të tjerët.

-         Ata sot ku janë? Fëmijët e tyre ku janë, ç’thonë?

-         O..! Janë më mirë se ne ata. Ata në Athinë luajnë rolin e patriotit.

-         Fatkeqësisht ne nuk e dinim se çfarë ishte njëri apo tjetri dhe kështu që...

-         Më mirë le ti gjykojë Zoti ata dhe ne.

-         Babai yt e dinte mirë shqipen?

-         Jo, jo, nuk e kuptonte shqipen ai. Atëhere këtu kishin shkolla nuk flisnin fare këtu në fshat shqip.

-         At Grigori, t’iu lexoj pak klerikët që gjeta në të gjithë Shqipërinë që mbijetuan nga diktatura e Hoxhës.

-         T’iu jap at Lefter telefonin e Mitropolisë së Shënjtë të Gjirokastrës se mos gjesh të tjerë. Gjithashtu dhe telefonin e Mitropolisë së Shënjtë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës se mos ka dhe atje. Atje më duket se është një papa Vangjel.

-         Ju falenderoj, at Grigor për të gjitha. Bëjmë një përkujtimore, të ndarë, unë si një krishter i thjeshtë dhe ti si djali, tek at Stavro Qiriazati që kaq shumë vuajti nga diktatura komuniste e Shqipërisë që më 1945 deri në 1990.

Burimi: Nga libri Klerikë orthodhoksë dhe dhiakonë që i mbijetuan regjimit ateist në Shqipëri (1945–1990), Elefther Ap. Karakitsio, Protopresviter–Profesor, botuar më 2001, fq. 152–158.
UGO

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu