Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara

2824
05 Mars 23:56
Foto: facebook.com/rinia.tirane Foto: facebook.com/rinia.tirane

Të rinjtë orthodhoksë të Tiranës morën sot pjesë në Liturgjinë e Dhuratave të Parashenjtëruara që u krye në manastirin e Shën Vlashit në Durrës

Liturgjia Eukaristike Hyjnore nuk kremtohet në Kishën Orthodhokse gjatë ditëve të Kreshmës. Në mënyrë që besimtarët të mbështesin përpjekjet e tyre kreshmore me pjesëmarrjen në Kungimin e Shenjtë, kryhet Shërbesa e Liturgjisë së Dhuratave të Parashenjtëruara.

Kjo është një shërbesë e hershme në Kishën Orthodhokse. Dëgjojmë zyrtarisht për të në kanonet e shekullit të shtatë, gjë që tregon qartë zhvillimin e saj në një datë shumë më të hershme.

Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara kryhet të mërkurën dhe të premten në mbrëmje, megjithëse disa kisha mund ta kremtojnë atë në mëngjes.

Kryhet në mbrëmje pas një dite përgatitjeje shpirtërore dhe abstenimi nga ushqimi.

Besimtarët që nuk janë në gjendje të bëjnë përpjekjet e agjërimit të plotë për shkak të problemeve shëndetësore ose punës së rëndë, zakonisht hanë një vakt të lehtë kreshmor herët në mëngjes.

rinjtë orthodhoksë të Tiranës morën sot pjesë në Liturgjinë e Dhuratave të Parashenjtëruara që u krye në manastirin e Shën Vlashit në Durrës.

5 Mars 2024

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu