Nderim per gjuhen greke dhe per Miki theodoraki me kolegjin Universitar “Logos”. Tirane

2824
13 Shkurt 22:38
Foto: News agency ΟΡΘΟΔΟΞΙΑ Foto: News agency ΟΡΘΟΔΟΞΙΑ

Në sallën e mbushur të aktiviteteve të Kolegjit Universitar ″LOGOS” në Tiranë, më 10 shkurt u nderua gjuha greke në dimensionin e saj global dhe Miki Theodoraki.

𝐾𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑒𝑠 𝑖 ℎ𝑎𝑟𝑚𝑜𝑛𝑖𝑠𝑒̈ 𝑔𝑙𝑜𝑏𝑎𝑙𝑒, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑔𝑟𝑒𝑘 𝑢𝑛𝑖𝑣𝑒𝑟𝑠𝑎𝑙 𝑚𝑒 𝑛𝑑𝑖𝑘𝑖𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑒̈ 𝑏𝑜𝑡𝑒̈𝑟𝑜𝑟, 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑜𝑟𝑖 𝑖 𝑠ℎ𝑞𝑢𝑎𝑟 𝑀𝑖𝑘𝑖 𝑇ℎ𝑒𝑜𝑑𝑜𝑟𝑎𝑘𝑖, 𝑁𝑗𝑒̈𝑘𝑜ℎ𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑡, 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑒̈𝑡𝑎𝑟 𝑖 𝑧𝑗𝑎𝑟𝑟𝑡𝑒̈, 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑢𝑝𝑡𝑜𝑛𝑡𝑒 𝑑ℎ𝑖𝑚𝑏𝑗𝑒𝑛 𝑛𝑗𝑒𝑟𝑒̈𝑧𝑜𝑟𝑒, 𝑑𝑒̈𝑠ℎ𝑖𝑟𝑒̈𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈𝑠𝑖, 𝑙𝑎𝑘𝑚𝑖𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑒̈𝑗𝑒𝑡𝑒𝑠𝑒̈𝑛 𝑚𝑖𝑞𝑒̈𝑠𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑗𝑣𝑒, 𝑝𝑎𝑞𝑒𝑛 𝑔𝑙𝑜𝑏𝑎𝑙𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑣𝑒̈𝑙𝑙𝑎𝑧𝑒̈𝑟𝑖𝑛𝑒̈. (𝟸.𝟿.𝟸𝟶𝟸𝟷).
† 𝐴𝑛𝑎𝑠𝑡𝑎𝑠𝑖𝑜𝑠, 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑝𝑖𝑠𝑘𝑜𝑝𝑖 𝑖 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛𝑒̈𝑠, 𝐷𝑢𝑟𝑟𝑒̈𝑠𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈.

Në sallën e mbushur të aktiviteteve të Kolegjit Universitar ″LOGOS” në Tiranë, më 10 shkurt u nderua gjuha greke në dimensionin e saj global dhe Miki Theodoraki, për të cilin u dedikua sivjet festa me rastin e 100-vjetorit të lindës së tij. Ambasada e Greqisë në Tiranë, së bashku me Departamentin e Gjuhës Greke të Universitetit të Tiranës dhe Departamentin e Gjuhës dhe Civilizimit Grek të Kolegjit Universitar ″LOGOS”, Universitet i krijuar nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, organizuan një ceremoni të nivelit të lartë. Në një atmosferë të përgjithshme nderimi për kujtimin e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas pas fjalimeve të ambasadores znj. Konstantina Kamitsi dhe Profesoresh Sofia Delijorgji-Pasko, të cilat theksuan vlerën e gjuhës greke dhe rëndësinë e festimeve vjetore, pasuan ligjërata nga profesorë të shquar.

Zoti Kosta Chardas Profesor i Muzikologjisë Sistematike në Departamentin e Studimeve Muzikore të Universitetit Aristotel të Selanikut, zhvilloi temën ″Kjo botë e vogël, e Madhe: Muzika e Miki Theodorakit”. Me një stil të gjallë, të pasuruar me fragmente të shkurtra nga veprat e kompozitorit të madhe në video dhe me interpretimin e tij muzikor në piano, folësi magjepsi audiencën duke theksuar se Miki Theodoraki arriti të bënte që ″një poezi shumëdimesionale dhe aspak të kuptueshme menjëherë, si ajo e Elitis, të këndohet nga në masë të madhe njerëzish nga të gjitha shtresat. Pikërisht sepse veshja muzikore e poezisë së tij është e lehtë për t’u mbajtur mend, vargjet e Elitis, fitues i Çmimit Nobel, depërtuan thellësisht në nënvetëdijen kolektive dhe funksionuan si një shprehje kulturore greke... Është e natyrshme që sot të nderojmë Theodorakin, në Ditën e Gjuhës Greke, pasi shpërndarja muzikore e imazheve, ndjenjave dhe ideve të poezisë së lartë greke ishte qendra e pjesës më të madhe të jetës së tij krijuese. Duke kërkuar mitizmin e vlerave njerëzore të amshueshme përmes tingullit, Theodoraki nuk shkroi asnjë notë që nuk synonte të shprehte diçka lidhur me kërkesa të rëndësishme njerëzore si liria, drejtësia dhe solidariteti.

Profesor Emeritus i Filologjisë Moderne Greke dhe Letërsisë, Zoti Eratosthenis Kapsomenos, me një fjalim të regjistruar në video me temën “Miki Theodoraki dhe vepra e tij letrare”, paraqiti rezultatet e hulumtimit të tij të gjatë, duke theksuar se: ″Është një rast i mirë që të nderojmë në një festë të përbashkët gjuhën greke dhe muzikantin Miki Theodoraki. Ky kombinim është një shumëkuptimshmëri dhe tregon lidhjen mes gjuhës së muzikës dhe muzikës së gjuhës, është një kriter i sigurt për të dalluar muzikën greke nga ndikimet e ndryshme të huaja.

Një kriter që buron nga vlefshmëria e tij përmes ndërvarësisë së gjuhës dhe kulturës është se asnjë kulturë nuk mund të mbijetojë nëse nuk e ka qendrën e saj në strukturën e gjuhës natyrore nuk mund të mbijetojë në një mjedis të ndryshe, nga kultura e cila ka lindur.

Këtë lidhje të ngushtë ndërvarësie e ripohon Miki Theodoraki si me veprën e tij muzikore ashtu edhe me atë letrare, ... e cila përbëhet nga 53 botime dhe studime në gjuhën greke (pa llogaritur botimet dhe përkthimet në gjuhë të huaja): tekste për muzikën dhe artin, vepra letrare (poezi dhe prozë), ese për reflektime politike dhe mendime filozofike, tekste teorike për kulturën, si një sistem tërësor që përfshin të gjitha shprehjet materiale dhe shpirtërore të një shoqërie njerëzore.

Zonja Valia Vraka, përgjegjëse për Arkivin e kompozitorit të madhe nga Pallati i Muzikës, në lidhje online, shpjegoi se bëhet fjalë për një arkiv masiv, i cili përfshin çdo gjë që kishte të bënte me të që nga vitet e para të karrierës së tij: partitura, tekste, artikuj, programe koncertesh dhe libra, sendet e tij personale, çmimet, portrete, etj., të cilat ai vetë i dhuroi dhe dha të drejtën për t’u përdorur si material edukativ. Brenda këtij kuadri, profesori zoti Chardas në bashkëpunim me zonjën Vraka, u angazhuan të përzgjidhnin fotografi nga momente të rëndësishme të jetës së Miki Theodorakit, të cilat ekspozohen në hollin e Kolegjit Universitar “LOGOS”, më dominues është dedikimi me dorëshkrim në librin e tij të fundit: “për Anastasin e zemrave tona”.

Aktiviteti u mbyll me korin e fëmijëve dhe të rinjve të shkollave të themeluara nga Kryepiskopi Anastas, të cilët interpretuan vepra të njohura të kompozitorit të madh.

Burimi: News agency ΟΡΘΟΔΟΞΙΑ

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu