Takimi i Metropolit të Filadelfisë me të rinjtë Ortodokse Tirane

Mitropoliti i Filadelfias Hirësi Melitonin i cili na tregoi për momentet e vështira në ditët e para të ardhjes të Kryepiskopit Anastas në Shqipëri.
Në faqen e Facebook Rinia Ortodokse Tirane është përmendur sot në të Dielën e Faljes mirëpritëm në sallën tonë pranë katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë mbas Liturgjisë Hyjnore, Mitropolitin e Filadelfisë Hirësi Melitonin i cili na tregoi për momentet e vështira në ditët e para të ardhjes të Kryepiskopit Anastas në Shqipëri, por edhe për situatën e tanishme në të cilën ndodhet Kisha e Shqipërisē për të cilën siç tha Hirësia e Tij Meliton, është ndërtuar mbi themele të forta dhe të patundshme nga Ati, Kryebariu dhe Arkitekti Imzot Anastasi dhe rinia vitale e kësaj kishe është garancia se "dhe dyert e ferrit nuk do ta mundin atë" (Mateu 16:18).
Të rinjtë orthodhoksë të Tiranës nën drejtimin e Atë Grigor Pelushit e mirëpritën me plot dashuri Mitropolitin Meliton si bashkëpunëtorin e ngushtë të Kryepiskopit Anastas por edhe si një nga mbështetësit dhe zërat më të fuqishëm pranë Fronit Patriarkal në krah të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Të rinjtë i dhuruan Hirësi Melitonit katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë të punuar në dru nga drugdhëndësit vendas. Të rinjtë i shprehën dashurinë e madhe që ata kanë për Terëshenjtërinë e Tij Patriarkun Ekumenik z. Vartholomeu si edhe i kërkuan që Ai, Tërëshenjtëria e Tij të lutet për të rinjtë e Shqipërisë.
Më pas të gjithë së bashku shkuam pranë varrit të Kryepiskopit Anastas duke psalur himnin paskal Krishti u Ngjall!
2 Mars 2025
Nga: Natali Allka

