Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar feston në 12 Shkurt
![Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. Foto: Kisha Orthodhokse](/img/article/842/23_main-v1739479722.jpg)
Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.
Shën Kristoja la Shqipërinë, vendlindjen e tij, kur ishte 40 vjeç, për të punuar si kopshtar në Konstandinopojë. Në një ditë pazari një turk u zu me të, për shkak të çmimit të produkteve që ai po shiste dhe këtë e pasoi një shkëmbim fjalësh të hidhura. Turku u hakmor duke e akuzuar Kriston se i kishte premtuar që do të konvertohej në Islam. Ai e çoi shenjtorin në gjykatë, ku 2 dëshmitarë të rremë pohuan akuzat e tij. Meqë mbeti i palëkundur në pohimin e besimit të tij te Krishti, e rrahën në shputat e këmbëve dhe e futën në burg.
Poeti i madh, i njohur dhe si njeriu i letrave Cezar Daponte (1713-1784), që më pas u bë murg athonit, u burgos edhe ai në atë kohë, për arsye politike. Me kërkesën e tij ia hoqën shenjtorit këmbët nga një morsë druri, që ia shtrëngonte fort dhe e këshilloi Kriston të hante diçka sa për të marrë veten. Por ushtari i Krishtit nuk e pranoi këtë, duke thënë: “Përse duhet të ha? Dua të vdes i uritur dhe i etur për Krishtin!”. Ai i dha Cezarit gurin ku mprehte thikat, i cili varej në rripin e tij, duke i kërkuar ta shiste dhe, me paratë që do të merrte, të bënte disa Liturgji në kujtim të tij. Shenjtorit ia prenë kokën po atë ditë, më 12 shkurt 1748.
![Dëshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar feston në 12 Shkurt фото 1](/img/forall/u/14/33/unnamed1.jpg)
Burimi Kisha Orthodhokse