Ηomazhe Klasikëve Grek

Ky aktivitet synon shkëmbimin e eksperiencave kulturore mes fëmijëve të të dy vendeve.
Aktivitet në Gjirokastër
Insitucionet Arsimore ‘’Frymë Dashurie’’ në Gjirokatër në bashkëpunim me shkollën muzikore të Kavallës organizuan sot në qytetin e ngurt një takim muzikor kushtuar klasikëve grek.
Ky aktivitet synon shkëmbimin e eksperiencave kulturore mes fëmijëve të të dy vendeve.
‘’Pas komunikimit dhe bashkëpunimit me shkollën ‘’Frymë Dashurie ‘’ donim të sillnim fëmijët tanë për të sjell eksperiencat e përbashkëta kulturore me fëmijët e Gjirokatërs. Nëpërmjet këtyreve aktiviteteve që do të ndihmojnë shumë duke e bërë jetën e tyre akoma dhe më të bukur.
Tingujt muzikor erdhën në interpretimin e koreve të të dy shkollave duke ju ofruar artëdashëve gjirokastrit një udhëtim në bukurinë e muzikës klasike greke.
‘’Gëzohemi që jemi në Gjirokastër me fëmijët e shkollës sonë për të realizuar aktivitetin tonë kushtuar kompozitorëve klasik grek dhe do të dëgjoni këngë të Theodhoraqit, Haxhillaqis e Cicanit. Sot është një ditë e veçantë për Greqinë pasi kujtojmë 57 viktimat në Tempi dhe koncertin ua kushtojmë edhe atyre’’.
‘’Frymë Dashurie’’ Gjirokasrër një intstitucion i themeluar nga Kryepeshkopi Anastas përpiqet gjithmonë të rezatoj në qytetin tonë mesazhe shumë të fuqishme dhe kemi besimin që muzika është gjithmonë një përçues shumë i fort i mesazheve më të mëdha dhe diakronike siç është bashkimi midis popujve. Kështu në këtë kuadër kemi gëzimin të organizojmë sot këtë takim muzikor midis shkollës sonë dhe shkollës muzikore të Kavalës që përveç elementit artistik mbart këtë veçori, muzika është një urë shumë e mirë që na i kujton këtë mesazhe. Organizohet ky aktivitet jo në qëndrën kulturore të shkollës po në tetarin e qytetit.
Drejtuesit e dy institucione u shprehën për bashkëpinime të mëtejshme që do të mbahen në të dy anët e kufirit.
Burimi RTSH Gjirokastër

