Qyteti i Sarandës, nderoi shenjtorin e tij mbrojtës, Shën Harrallambin!
![Foto: Arkivi UGO](/img/article/842/18_main-v1739304372.jpg)
Me pjesëmarrjen e shumë klerikëve nga zonat përreth të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokasrës, u festua si çdo vit, me madhështi dhe u krye Liturgjia Hyjnore për festën e Shën Harrallambit.
Shumë besimtar kaluan në kishë që nga mëngjesi për t’ju falur dhe nderuar shenjtorin, duke ndezur dhe një qiri, ndërsa të shumtë ishin ata besimtarë që morrën pjesë në Liturgjinë Hyjnore, pavarsisht se ishte një ditë pune.
Gjithashtu i rëndësishëm ishte përfshirja e korit me psalt nga zonat përreth dhe nga Greqia, i cili psali aq bukur, sa krijuar një atmosferë të qetë dhe kataniktike, duke i afruar besimtarët më afër misterit të adhurimit hyjnor.
U krye me madhështi dhe thjeshtësi, artoklasia (bekimi i pesë bukëve), ndërsa në fund të Liturgjisë Hyjnore, të gjithë priftërinjtë u mblodhën rreth një tryeze ku ndodhej një kandil dhe fotografia e hierarkut të ndjerë Kryepeshkopit Anastas, dhe bënë përkujtimoren. (Duke bërë kështu Përkujtimoren e caktuar në të gjitha kishat e Shqipërisë për bariun e tyre deri në 40-tat që do të zhvillohen në 1 Mars në Katedralen e Ngjalljes në Tiranë.)
Në fund të Përkujtimores i prekshëm ishte momenti kur në vend të "I përjetshëm kujtimi" psalën të gjithë bashkë ‘’Krishti u Ngjall’’ tre herë (në greqisht dhe në shqip), duke ndjekur kështu fillimin dhe zakonin e hierarkut të tyre të ndjerë.
![E martë, 11 shkurt 2025 - Kisha jonë kremton Shën Blaise](/img/article/842/17_tn-v1739297030.jpg)
![Ndalimi e Iman Kelif nga kampionati botëror për femra](/img/article/842/13_tn-v1739218446.jpg)
![Hierodëshmor Harallambi 10 Shkurt](/img/article/842/11_tn-v1739199389.jpg)