Ndërroi jetë sot, e hënë, 10 shkurt 2025, Mitropoliti i Neohorit Pavlo

2824
10 Shkurt 23:17
Mitropoliti i Neohorit Pavlo. Foto. romfea.gr Mitropoliti i Neohorit Pavlo. Foto. romfea.gr

Sipas informacioneve, Mitropoliti Pavlo është shtruar së fundmi në spital dhe nuk ka arritur të dalë fitimtar.

Varrimi i Mitropolitit Pavlit të Neohorit do të bëhet të enjten më 13 shkurt në kishën e Shën Andreas (Gjirokomio) në Athinës.

Pavlos Athanatos lindi në Kardhicë në vitin 1941.

U diplomua në Shkollën Teologjike të Selanikut në vitin 1969. U hirotonisë Dhjak dhe Priftnë vitin 1970 nga Mitropoliti i Suedisë Polyeuktos.

Ai shërbeu si famullitar në Katedralen e Stokholmit (1970-1975), në Kishën e Shenjtë të Shën Kostandinit dhe Elenës së Kolono (1975-1979) dhe në Kishën e Shenjtë të Shën Harallambit Ilision (1979-1995).

Më 28 janar 1995 hirotoniset në Kishën e Shenjtë të Shën Harallambit të Ilisias si Episkop titullar i Neohorit, Ndihmës episkop të Kryepeshkopatës së Athinës.

Hirotonisja u krye nga Mitropoliti Bartholomeu i Megaras, morrën pjesë dhe Mitropolitët e Paronaksias Amvrosi, Zakinthos Krisostomi, Thiras Pandeleimoni, Kythiras Iakovi, Ilias Germanosi, Limnos Ierotheos, Larisës Ignati dhe episkopi I Hristupoleos.

Më 3 nëntor 2021 u bë titullar Mitropolit.

Burime Romfea.gr

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu