Kisha Orthodhokse Shqiptare dhe rruga drejt Autoqefalisë
Pas Luftës së Parë Botërore, lëvizja për përdorimin e gjuhës shqipe në Kishë dhe për pavarësinë administrative të Kishës Orthodhokse Shqiptare u kurorëzua me Kongresin e Beratit më 1922
Pas mbarimit të luftës europiane të 1914-1918-tës, e cila solli mjaft ndryshime jo vetëm politike por edhe kishëtar në kartën gjeografike të Ballkanit, Kisha Orthodhokse Shqiptare, e frymëzuar prej parimit: kishë e lirë në shtet të lirë, shpalli në Kongresin Orthodhoks të Beratit -12 Shator 1922-pavarësinë e saj administrative.
Lëvizja për këtë pavarësi nis që nga shekulli i XVIII-të, në mos edhe më përpara. Por, para se të hyjmë në zhvillimin e këtyre ngjarjeve, do të hedhim një sy të shpejtë edhe brenda mundësisë që na japin burimet e pakta që kemi, mbi të kaluarën e krishtërimit dhe mbi zhvillimin historik të Kishës në vendin tonë.
1. Krishtërimi dhe Kisha në Shqipëri
Krishtërimi në Shqipëri është përhapur që në shekullin e I-rë pas Krishtit. Qendra të mëdha, si Salona, Durrësi, Apolonia, Butrinti, Nikopoja, ishte e pamundur të mos tërhiqnin vëmendjen e misio-narëve të parë të doktrinës së re. Apostol Pavli, ndër udhëtimet e tij misionare, përmend se ka ardhur, i shoqëruar natyrisht edhe prej bashkëpunëtorësh të tjerë, gjer në Iliril, se ka kaluar nga Apolonia2 dhe se ka shkuar një dimër në Nikopojë. Në një dorëshkrim të vjetër që gjendet në Bibliotekën e Kishës së Jerusalemit përmendet si Episkop i parë i komu-nitetit të Durrësit Shën-Qesar-i, një nga shtatë-dhjetë nxënësit e Krishtit, të cilin më vonë e gjejmë dhe si Episkop të Koronës, pasi natyrisht do të ketë vendosur në Durrës si pasardhës të tij Shën-Astin, i cili në kohën e ndjekjes së shpallur kundër të krishterëve nga perandori Train (98-117, u mbërthye në kryq prej qeveritarit të atëhershëm të Durrësit Agrikol.
Prej qendrave pastaj të lart-përmendura, feja e re u përhap dalngadalë, me gjithë ndjekjet që ishin shpallur prej perandorëve të Romës kundër asaj, edhe në brendësi të vendit duke u formuar kështu në çdo qytet me rëndësi komunitete të mirëorganizuara. Këta komunitete, pas marrjes fund sidomos të ndjekjeve dhe pas shpalljes së krishtërimit si fe e lirë prej Kostandinit të Madh, ilir nga fisi, muarnë një hov të madh duke u bërë qendra episkopatash dhe vatra të vërteta për përhapjen e krishtërimit dhe nëpër qarqet ku po thuaj gjer pas shekullit te VI-te gjenden gjurma paganizmi. Pas sistemit admini-strativ të atëhershëm episkopatat e një krahine ose nënprefekture, vareshin nga Episkopi i qendrës së nënprefekturës, i cili mbante titullin Mitropolit. Nga shekulli VI-të episkopatat tona i gjejmë të radhitura në mënyrën që pason.
a) Episkopatat e Dioklisë, e Lissus-it, e Dekaterës dhe e Drivastit nën Mitropolin e Shkodrës.
b) Episkopatat e Skambës, e Bulidës, e Avlonës, e Amantisë, e Lihnidhojt dhe e Listrës nën Mitropolin e Durrësit.
c) Episkopata e Ulpianëvet nën Mitropolin e Shkupit.
ç) Episkopatat e Eurisë, e Dodonës, e Fotiqisë, e Anhismojt, e Finiqit dhe e Adrianupojës nën Mitro-polinë e Nikopojës. Këto mitropolira, pranë të cilave, pas rregullave të Kishës mblidheshin herë pas here episkopët që ishin nën to në këshillë ose sinodh nën kryesinë Mitropolitit për të diskutuar çështje të ndryshme të grigjës së tyre, vareshin nga Mitropoliti i kryeqendrësë Ilirisë, që në fillim ka qenë Sirmiumi dhe, më vonë, pas prishjes së këtij prej Hunëve, u bë Selaniku. Mitropoliti i Selanikut mbante titullin Eksarh ose Kryepiskop, dhe varej nga Kisha e Romës, sepse, siç dihet, meqë Iliria Lindore ishte nën administratën e pjesës perëndimore të perandorisë romane, edhe Kisha e jonë u gjend pa vendim të ndonjë Sinodhi Ekumenik nën mbikqyrjen e lartë të Kishës së Romës8.
Por edhe kur Iliria Lindore më 379 u bashkua politikisht me Kostandinopojën, gjendja kishëtare mbeti siç ka qenë, gjer po thuaj nga mesi i shekullit të VII-të kur perandori i Bizantit Leon Isauri III me anë të një dekreti (viti 732) i hoqi çdo të drejtë përzierje Episkopit të Romës mbi Kishat e Ilirisë, duke ia bashkuar këto Kishës së Kostandinopojës, e cila, me atë rast, syprimoi Eksarhatin e Selanikut dhe i lidhi të gjitha mitropolitë me qendrën. Qysh prej atij viti Kisha e jonë hyn nën juridiksionin e Kishës së Kostandinopojës me të cilën e lidhte jo vetëm natyra, por edhe zakonet e njishme të ritit.
Natyrisht, Kisha e Romës u përpoq shpesh herë t'i rifitoj të drejtat që ka patur mbi Kishat e Ilirisë, por nuk ia arriti qëllimit. Papa Adriani i parë (772-795) p.sh. kur u thirr të marrë pjesë në Sinodhin VII Ekumenik i kërkoi patrikut të Kostandinopojës Tarasit që t'i kthehej përsëri Iliria, po kërkesa e tij s'u mor parasysh. Më me këmbëngulje e përsëriti këtë kërkesë Nikolla i I-rë (858-867) te patriku Foti I (857-867, 877-886), i cili duke iu përgjigjur papës i theksoi që: «ishte zakon i vjetër që të drejtat kishëtare dhe sidomos ato të enorive të ndryshoheshin pas atyre politike e administrative>>. Meqë pra krahinat e Ilirisë ishin të bashkuara politikisht me Kostandi-nopojën, lypsej që edhe kishëtarisht të vareshin që andej. Sinodhi i madh që u mblodh në kohë të Fotit (879-880) ia njohu një herë e përgjithmonë të drejtën Kishës së Kostandinopojës mbi Kishat e Ilirisë, të cilat pak më vonë (884) u regjistruan dhe në kodikum e <<<Basilikavet». Po Kisha e Romës nuk u ul. E ndih-muar sidomos prej Normanëve, Anjovinëvet the Venedikasved që njëri pas tjetrit pushtuan vendin tonë dhe nga dobësimi i influencës Bizantine në këto anë, mundi disa herë të shtyjë nën influencën e saj ca pjesë të kishës por jo përgjithmonë. Vetëm në Shqipërinë e veriut mundi ajo të zërë vend me anë të Mitropolis së Raguzës dhe të Tivarit si edhe me ndihmën e urdhrave monahale të Benediktinëve, të Domenikanëve dhe të Françeskanëve.
Ndërkaq na del në shesh Kryepiskopata e Ohrisë. Pasi Bullgarët me përpjekjet e Kishës së Kostandinopojës pranuan krishtërimin dhe u vendosën në viset këtej malit Ballkan dhe sidomos pas transferimit të kryeqytetit të tyre në Ohri, ky qytet u bë qendër e Kishës Bullgare dhe Kryepiskopi i tij mori titullin «i gjithë Bullgarisë». Kjo Kryepiskopatë i ka ndihmuar tepër qëndrimit të Orthodhoksisë këtu . Kufijtë e saj s'kanë qenë të qendrueshme, por zma-dhoheshin e zvogëloheshin pas përhapjes ose tërhe-qjes të shtetit Bullgar. Nën juridiksionin e saj kanë qenë shumë episkopata shqiptare. Vetëm mitropolia e Durrësitkish mbetur për mjaft kohë jashtë influencës së saj, por më në fund edhe kjo më 1289 u shkri, pa ditur si, nën fronin Kryepiskopal të Ohrisë. Më 1219, në kohën e mbretit të Serbëve Stefanit II u krijua dhe Kryepiskopata e Pejës. Për krijimin e kësaj Kryepiskopate, e cila më 16 Prill 1346 u ngrit në Patrikanë, kundërshtoi me gjithë fuqinëre tij i famshmi Dhimitër Homatianoj, Kryepiskop i Ohrisë (1217-1230), po pa ndonjë përfundim. Nën këtë Kryepiskopatë u përfshinë edhe mjaft episkopata nga të Tokave të liruara.
Por edhe në Shqipërinë e Jugut ndodhën mjaft ndryshime. Mitropolia e vjetër e Nikopojës bashkë me disa nga Episkopatat e saj të para, për arsye të invadimeve të ndryshme, u prishën dhe në vendin e tyre dalin episkopata të reja, të lidhura këto herë me Ohrin, herë me Naupaktin dhe më në fund (1284) me Janinën. Në këtë gjendje e gjen Kishën shqiptare sundimi Turk, i cili, pas vdekjes dhe të heroit ko-mbëtar e dëshmorit të fesë Gjergj Kastriotit, u shtri pak nga pak në të gjithë vendin. Prej këtij sundimi të ri që sillte me vete edhe një doktrinë të re fetare. myslymanizëm, u detyrua një pjesë e shqiptarëve elita mund të themi, të largohet në Greqi e në Itali për të ruajtur besën dhe traditat. Nga ata pastaj që mbetën, një pjesë e madhe qoftë për të përfituar nga privilegjet e shumta që u jipte sunduesi atyre që pranonin fenë e re, qoftë për të shpëtuar nga shtypjet dhe ndjekjet-shtypje dhe ndjekje vërtet të tmerrshme, që pësonin u kthyen në fenë e re.
Karakteristik është qëndrimi i krahinës së Shpatit në Jug të Elbasanit, besnikët e së cilës, për të shpëtuar nga ndjekjet u detyruan që formalisht të kthehen myslymanë duke ndërruar vetëm emrat, kurse fshehurazi mbetën të krishterë të vërtetë e të fortë, siç janë edhe sot. Rryma e fesë së re, sidomos pas shekullit XVI, nisi të përhapej me shpejtësi të madhe duke përbërë kështu një rrezik të madh për Kishën. Por, me një anë nga influenca e Rusisë mbi Turqinë e nga ana tjetër nga interesimi i Patrikanës Ekumenike e cila, duke syprimuar më 1766-67 të dy Kryepiskopatat e Pejës e të Ohrit i mori të gjitha Mitropolitë tona nën kujdesin e saj të drejtëpërdrejtë, dhe më në fund, me përpjekjet e apostolit të madh Shën-Kosmajt, i cili, duke shëtitur një pjesë të madhe të Shqipërisë së Jugut, inkurajonte kudo të krishterët duke çelur shkolla e duke predikuar, ky rrezik u kufizua. Pesë shekuj rrjesht atdheu ynë mbeti nën sundimin e perandorisë otomane dhe Kisha e jonë nën jurisdiksionin e Patrikanës Ekumenike. Në shekullin e XIX-të, popujt e Ballkanit, të influencuar nga iderat e lirisë, të drejtësisë dhe të njësisë, filluan të lëviznin për të fituar lirinë e tyre. Njëkohësisht, në gjirin e çdo populli, krahas me lëvizjet kombëtare, lindi dhe deshira për krijimin e Kishave kombëtare. Edhe Shqipëria në këtë pikë nuk mbeti pas. Lëvizja për pavarësinë e Kishës sonë siç u theksua dhe në fillim, nis që nga shekulli XVIII, në mos edhe më përpara. Por meqë atëherë Shqipëria nuk ishte ende një shtet më vete, kusht ky i domosdoshëm për shpalljen e pavarësisë së një kishe, kjo lëvizje u shfaq në fillim nën formën e përpjekjes për përdorimin e gjuhës shqipe nëpër shërbesat e ndryshme në Kishë.
2. Pararendësit e pavarësisë Kishëtare
Si pararendës të përpjekjes për përdorimin e gjuhës shqipe në shërbesat fetare në Kishë, nëpërmjet aq e aq të tjerësh që ndoshta e ardhmja ka për t'i nxjerrë në dritë, mund të konsiderohen: 1. Ieromonahu Kost Beratasi (rreth vitit 1800), i cili, nga një dorëshkrim i tij që gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, provohet se kish përkthyer mjaft lutje nga të kishës, të cilat natyrisht i përdorte dhe në Kishë se për ndryshe nuk arsyhetohet për-kthimi i tyre.
2. Theodhor Hazhi-Filipi nga Elbasani (1803) ose Dhaskal Todri siç i thonin, mësues dhe predikonjës i Kishës së Elbasanit, i cili, për të plotësuar dëshirën e bashkëqytetarëve të tij, përktheu nëpërmjet të tjerash dhe Meshën e Shën-Joan Gojartit, që u botua pjesërisht prej z. Lef Nosi në revistën «Kopështi Letrar» dhe për të cilin Prof. Arhimandrit Gaetano Petrotta në veprën e tij të shumë-çmuar thotë se ndoshta ai me këto përkthime kish ndërmënd të krijonte një Kishë Orthodhokse kombëtare që në meshë të përdorej gjuha shqipe.
3. Naum Veqilharxhi (1845) nga Bredhasi i Vithkuqit, për të cilin thuhet se kish parashtruar dhe Patrikut Ekumenik nevojën e përkthimit të librave të shenjta në gjuhën shqipe dhe të përdorimit të tyre në Kishë.
4. Imzot Grigor Argjirokastriti, episkop i Eubesë (1824), njeri me kulturë të lartë theologjike, i cili redaktoi dhe botoi në gjuhën shqipe Dhjatën e Re në tre botime, përkthyer nga Vangjel Meksi.
5. Kostandin Kristoforidhi (1860-1895) nga Elbasani, i cili përktheu jo vetëm Dhjatën e Re por edhe shumë libra nga të Dhjatës së Vjetër-Të Bërët, të Dalët, Nomi i Dytë Fjalët e Urta, Isaia-duke përpiluar dhe tekste shkollore si Katekismën dhe Historia e Shkronjës së Shënjtëruar, të gjitha këto në të dy dialektet kryesorë të gjuhës shqipe: gegërisht e toskë-risht dhe që u botuan prej Shoqërisë biblike të Britanisë së Madhe.
Këta dy të fundit sidomos, me përkthimin dhe botimin e Dhjatës së Re dhe të librave të tjera fetare që patën një qarkullim vërtet të konsiderueshëm në Shqipërinë e robëruar, bashkë dhe me Papa Kristo Negovanin (1875-1905) dëshmorin hero të Kishës dhe të Kombit, të cilin i mirënjohuri shkrimtar z. Sterjo Spase e karakterizon si «pararendës», frymëzonjës Autoqefale Shqiptare>>, dhe i cili jo vetëm që dhe krijonjës të Kishës së mëvonëshme Orthodhokse përdori gjuhën shqipe në Kishë por përpiloi dhe disa vepra të vogla fetare si: Hijerore Histori, Bënjët e Shejtorëve Dërgimtarë etj. që t'u kallte Orthodho-ksëve shqiptarë me anë të këndimit dashurinë për gjuhën kombëtare, i sollën kësaj përpjekje shërbime të mëdha. Atje ku veprat e tyre e në mënyrë të veçantë, atje ku Dhjata e Re arrinte, zgjonte interesin për gjuhën jo vetëm të laikëve por edhe të priftërinjëve nga të cilët disa filluan t'a përdorin këtë dhe në Kishë duke kënduar herë pas here Ungjillin ose Apostollin shqip.
Një shërbim të madh i solli gjithashtu çështjes kishëtare dhe Shoqeria «Lidhja Orthodhokse» që u formua në Korçë me 1909 nën kryesinë e të mirënjo-hurit atdhetar Mihal Gramenos. Kjo shoqëri, përmes gazetës së saj që botonte po me atë emër, zhvilloi një propagandë të gjerë midis klerit dhe popullit për një administratë thjesht Shqiptare dhe për të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në kishë dhe në shkollë.
3. Lëvizja nëpër Kolonitë Shqiptare të jashtme
Por, hovin më të madh kjo lëvizje e mori nëpër kolonitë shqiptare të jashtme ku shqiptarët gëzonin më tepër liri dhe sidomos në ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtu mund të themi se u fillua puna me sistem e me gjallëri e zell të madh. Protagonisti i vërtetë i saj qe Fan Noli, i cili më 8 Mars 1908, pas dëshirës së përgjithëshme të shqipta-rëve të atjeshëm u dorëzua prift në Boston prej Mitropolitit Rus të Njujorkut Imz. Platonit, pasi më përpara qe kërkuar dhe qe marrë për këtë akt pëlqimi i Sinodhit të Kishës Ruse. Më 22 të po këtij muaji që ish e djela e Orthodhoksisë, u celebrua në Kniht Holl të Bostonit mesha e parë në gjuhën shqipe në mes të gëzimit dhe entuziazmit të të gjithëve dhe në pasdreken e asaj dite u themelua në Foeniks Hall Boston Mass Kryekisha e Shën-Gjergjit dhe u zgjo-dhën pleqësitë e para kishëtare. Qysh atëherë prifti i ri iu përvesh punës. U përpoq dhe botoi në gjuhën shqipe librat kishetare më të domosdoshëme, të përkthyera prej tij që kur ish laik. Vizitoi të gjitha vendet kudo ku kish shqiptarë, duke meshuar, duke predikuar dhe duke i inkurajuar në përpjekjen për të drejtat e tyre kishëtare dhe kombëtare. Gjatë viteve 1913-14 vizitoi dhe gjithë kolonitë shqiptare të Ballkanit, gjithashtu edhe Shqipërinë. Në Tetorin 1918-ës u gradua prej Kryepiskopit Rus Imz. Aleksa-ndrit në Kishën katedrale të Njujorkut Arqimandrit dhe në mbledhjen e përgjithëshme të përfaqësuesve klerikë dhe laikë të të gjitha kolonive shqiptare të Amerikës, sepse ndërkaq qenë dorëzuar dhe priftërinj të tjerë për kolonitë e ndryshme, që u mbajt më 25 deri më 28 Shkurt 1919 në Boston dhe në të cilën asistuan dhe përfaqësues të Kishave: ruse, rumune, bullgare dhe siriane, ai u zgjodh për kandidat episkop i Kishës Shqiptare. Më 8 Qershor të atij viti duhej të dorëzohej po prej Kryepiskopit rus Aleksandrit, por meqë nga shkaku i komunikacionit nuk mbërriti leja e duhur nga sinodhi rus, ose siç insistohej atëhe-rë, nga shkaku i reaksionit të grekëve puna mbeti përgjysmë, ndonëse gjëndja, antikanonikisht, e kuro-rëzoi vetë si episkop. Më 26 korrik po të atij viti në mbledhjen e dytë të përfaqësuesve të të gjitha kolonive, u shpall solemnisht dhe pavarësia e Kishës Shqiptare në Amerikë me kryetar Fan Nolin.
Hyrja e Fan Nolit në kler dhe përkthimi e botimi i librave kishëtarë në gjuhen kombëtare si dhe gojtaria e tij e ëmbël dhe penda e tij e fortë sollën me të vërtetë një kryengritje shpirtërore ndër shqiptarët orthodhoksë dhe lindi një dëshirë e madhe për Krijimin e Kishës së tyre kombëtare. Fryma e kësaj kryengritjeje i dha jetë dhe përpjekjes që bëhej në Shqipëri për të drejtat kishëtare, sa që për to filloi të bëhet fjalë deri dhe në Parlamentin Turk.
Por edhe kolonitë e tjera të jashtme nuk mbetën pas. Në Rusi p.sh. që prej vitit 1894 Harallamb Kristo Koçi, bir shqiptari prej viseve të Shqipërisë së Jugut, i cili kish mbaruar Seminarin e Odesës dhe vazhdoi Universitetin e Peterburgut, pasi vizitoi vetë Epirin, Shqipërinë dhe Maqedoninë, predikonte me anë të shtypit rus për një Shqipëri më vehte dhe për një Kishë Shqiptare me patrik shqiptar35. Gjithashtu dhe në Rumani. Kolonia veterane e Bukureshtit, pas përpjekjesh të mëdha, mundi të sigurojë një kishë shqiptare ku të meshohej e të predikohej shqip më 1907. U ftua pikësëpari si prift At Harallamb Calamani nga Berati, i cili ish dërguar prej Patrikanës për në Kishën greke të Brailas dhe i cili e pranoi ftesën e Shqipëtarëve me gëzim. Iu drejtua pastaj një lutje Mitropolise së Bukureshtit për ti vënë në dispozicion komunitetit Orthodhoks Shqiptar një kishë, lutje e cila dhe u pranua. Mitropolia i vuri në dispozicion kolonisë shqiptare një kishë antike, të bukur dhe Shën-Gjergjit të vjetër, mu në historike, kishën e zemër të Bukureshtit36. Atje në atë kishë, At Harallamb Calamani me dorëshkrimin e Fan Nolit në dorë, celebroi meshën e parë shqip në mes të entuziazmit të të gjithë shqiptarëve dhe plotësonte më vonë gjithë nevojat spirituale të grigjës së tij.
4. Lëvizja dhe autoritetet kishëtare
Në fillim, autoritetet kishëtare të larta të atëherëshme në Shqipërinë e robëruar, nuk i dhanë dhe aq rëndësi kësaj lëvizjeje, duke kujtuar se ajo sdo të kishte ndonjë sukses, pse ata kishin pas vetes pjesën më të madhe të klerit dhe të popullit, pjesë e cila nuk e kishte kuptuar ende, nga shkaku i rrethanave historike të atëherëshme, se mund ti falej njeriu Perëndisë fort bukur edhe në gjuhën shqipe. Mirëpo, kur panë se lëvizja dalëngadalë po me qëndrim, përparonte, me përpjekjet e të gjithë patriotëve të brendshëm e sidomos të jashtëm që vinin në Atdhe duke sjellë me vehte si thesar të çmuar librat ose kopjet e përkthimeve të At Fan Nolit edhe që kërkonin me këmbëngulje përdorimin e gjuhës shqipe në kishë, siç bënë dardharët p.sh. të cilët kur u vajti njëherë dhespoti i Kosturit atje, i kërkuan që tu jipte leje priftërinjëve të këndonin në kishë ungjillin shqip37, filluan të marrin masa të ndryshme. (Ndaloheshin priftërinjtë t'u bënin shërbimet fetare atyre që ishin me mendime të tilla38, sillnin çdo lloj pengese që këta të mos bënin pjesë në këshillat e ndryshme fetare si dhimogjerontë ose si epitropë, etj.). Me gjithë atë, lëvizja jo vetëm që s'u shua, por përkundrazi, e sidomos pas shpalljes dhe të vetëqeverimit të atdheut më 1912, u forcua dhe u përhap më shumë, gjersa, pas formimit dhe të shtetit shqiptar më 1920, përfundoi në Kongresin Historik të Beratit.
Vijon.....
Burimi: Dhimitër Beduli- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë gjer në vitin 1944, Botimi I, KOASh 1992, fq 5-21