Kremtimi i Profetit Ilia mbush kishat e Mitropolisë së Korçës me besimtarë
Mitropoliti i Korçës Anastasi kreu Meshën Panigjirike në kishën e Shenjtit në rrugën Lin-Pogradec, me litani të ikonës në fund.
Festa e Profetit Ilia u kremtua me madhështi në kishën kushtuar Shenjtit, në rrugën Lin-Pogradec. Sipas vëzhgimeve të UGO, i cili ishte i pranishëm në ceremonitë e ditës, kremtimi u shënua me Meshë Panigjirike dhe pjesëmarrje të gjerë të besimtarëve.
Meshën e kreu Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij +imzot Anastasi, i shoqëruar nga klerikët e zonës së Pogradecit. Kisha, e cila ndodhet buzë liqenit dhe përbën prej kohësh një stacion pelegrinazhi për besimtarët që udhëtojnë në aksin Korçë–Tiranë, ishte plot me besimtarë. Në fund të Meshës u zhvillua litania e ikonës së Profetit Ilia, sipas traditës së kësaj feste.
Në të njëjtën Mitropoli, në një tjetër kishë kushtuar Profetit Ilia në qytetin e Korçës, u mbajt gjithashtu meshë hyjnore, nën kryesimin e Atë Ilia Kotnanit, në bashkëmeshim me At Anesti Thimion. UGO ishte i pranishëm edhe në këtë ceremoni, ku kisha ishte mbushur me besimtarë, pasi famullia përfshin një numër të madh besimtarësh, ndërsa në kremtim morën pjesë edhe banorë të tjerë të qytetit.
Nuk është hera e parë që Mitropolija e Shenjtë e Korçës organizon ceremoni të mëdha fetare në zonën e Pogradecit; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi vizitën e familjeve të Mitropolisë së Elbasanit në Pogradec.