“Ata që merreni me fjalët, mos kini besim të tepërt tek ato. Mos mendoni gjëra të tepërta, që rrëshqasin nga logjika, dhe mos dëshironi të fitoni gjithmonë keq; por pranoni të mundeni në disa gjëra për mirë.”
Shën Grigor Teologu
Nuk duhet t’i impresionosh dëgjuesit e tu me fjalë, por me jetën tënde të nënshtrosh ata që dëshirojnë hyjnizimin.
Shën Isidor Pilusioti
Fjalët e tepërta janë shenjë e mosnjohjes, derë e gjykimit, udhërrëfyes drejt gabimeve qesharake, ndërmjetës i gënjeshtrës dhe shpërndarje e përulësisë.
Ai që i njohu gabimet e tij, i vuri fre gjuhës së vet. Ndërsa llafazani nuk e ka njohur ende veten ashtu siç duhet.
Llafazanllëku është katedra e mendjemadhësisë. E ulur mbi të, mendjemadhësia reklamon dhe shfaq veten e saj.
Shën Joan Sinaiti
Llafazanllëku është nëna e indiferencës, shenjë e injorancës dhe e mosdijes, derë e gjykimit, shërbëtor i gënjeshtrave dhe ftohje e ngrohtësisë së devotshme.
Mos u zgjat në biseda me atë që të dëgjon me dëshirë të keqe, që të mos e lodhësh dhe të mos i bëhesh i neveritshëm. Sepse është shkruar: “Ai që e tepron me fjalë, do të pështyhet” (Sirah 7).
Shmange të folurit e rreptë dhe me zë të lartë. Të dyja janë të papëlqyeshme dhe japin shkak për dyshim se je njeri i kotë dhe ke mendim të madh për veten.
Shën Nikodhim Agjioriti
Njeri je, mos u bëj përbindësh. Për këtë ta dha Perëndia gojën: jo që të kafshosh, por që të ngushëllosh me fjalët e tua.
Nëse do të tregosh se nuk të pëlqen të thuash fjalë të ndyra, atëherë mos i prano dhe mos i dëgjo ato.
Një fjalë e thënë me pakujdesi mund të sjellë trazim në familje të tëra, të shkatërrojë marrëdhënie dhe të fundosë jetë njerëzore në kaos.
Dëmi i shkaktuar në para mund të korrigjohet. Por një fjalë e pakujdesshme, që del nga goja jonë, nuk mund të merret më prapa.
I krishteri i vërtetë e studion vazhdimisht brenda zemrës së tij të vërtetën. Ai nuk e ndot gjuhën me gënjeshtër dhe nuk i bën keq të afërmit të tij, ashtu siç mëson Shkrimi i Shenjtë.
I krishteri i vërtetë bekon kur shahet. Ai nuk betohet, por thotë gjithmonë të vërtetën, sipas urdhrit të Zotit: po-ja të jetë po dhe jo-ja të jetë jo.
I krishteri i vërtetë e lëviz gjuhën për të lavdëruar Perëndinë. Ai gjunjëzohet, ngre duart dhe mendjen në lutje, dhe derdh lot pendimi e përulësie përpara Zotit.
Shën Joan Gojarti.
Shumë herë dhe vetëm një shënjë e kryqit, e cila bëhet me besim dhe me një përjetim të fortë, është me fuqishme se shumë fjalë lutjesh para fronit të më të Lartit. Tek ai ekziston drita e cila qetëson shpirtin, fuqia shëruese e cila shëron sëmundjet e trupit dhe të shpirtit, fuqia mistike e cila reagon në çdo lloj dëmtimi. Të tronditin shpirtin mendime të papastërta dhe dëshira? Mbrohu me shënjën e kryqit, dyfishoje dhe trefishoje këtë murr dhe mendimet e papastërta do të kontrollohen. Torturohet zemra jote nga melankolia dhe mërzitja? Të zotëron frika dhe të kanë rrethuar ngacmimet? Ndjen dinakëritë e armiqve të padukshëm? Gjej strehë nën fuqinë e kryqit dhe paqja në shpirt do të rikthehet, ngacmimet do të largohen, ngushëllimi i hirit të Zotit dhe ngazëllimi shpirtëror do të mbushin jetën tënde.
Shën Makari i Moskës.
-Lum shtepia ku te gjithe luten
-Lum shtepia ku njeri terhiqet per hir te tjetrit
-Lum shtepia qe ka Kryetar Familje dhe Dhespot te padukshmin Jisu Krisht
-Lum shtepia ku cdo e mire e tepert nuk mbetet brenda mureve te saj, por behet dashuri per te vobeket
-Lum shtepia ku fjala „Me fal“ nuk konsiderohet si dicka qe kushton shume
Stuhia është, do të kalojë.
Do të tërhiqet!
Kur qëndroni dhe e mbani
frontin me forcë, dhe nuk e humbni
guximin tuaj, gjithçka tërhiqet!
Si do që të jetë, kjo është
taktika e djallit:
të sulmojë, për të çarë frontin,
për të rrëzuar murrin dhe
për të shembur gjithçka që qëndron drejt.
Mbajeni murrin fort
dhe ai do të tërhiqet.
Shën Josifi Hesikasti
Kur përpiqeni të ndriçoni dikë, mos e verboni me të vërtetën tuaj – kaloni te dritat e ulëta.
Nëse takoni një person të keq, mëshironi ata. Ju duhet t'i duroni ato vetëm për pak kohë, ndërsa ata duhet të jetojnë me veten e tyre për një jetë.