Kryepiskopi Joan feston ditën e emrit në Katedralen e Tiranës

21:54
2
Kryepiskopi Joan me anëtarët e Sinodit gjatë meshës panijerike Kryepiskopi Joan me anëtarët e Sinodit gjatë meshës panijerike

Kryepiskopi Joan drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Tiranës, ku morën pjesë anëtarët e Sinodit të Shenjtë dhe qindra besimtarë.

Kryepiskopi Joan i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë kremtoi sot, më 26 shtator 2026, ditën e tij të emrit, në kuadër të festës së Jetëndërrimit të Ungjillorit Joan. Sipas komunikatës së Kryepiskopatës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, shërbesat e shenjta panagjirike u drejtuan nga vetë Kryepiskopi Joan në bashkëmeshim me të gjithë anëtarët e Sinodit të Shenjtë, në Katedralen "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë.

Në kremtim morën pjesë kllerikë nga të gjitha Mitropolitë e vendit, si dhe qindra besimtarë nga Shqipëria dhe jashtë saj. Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti i Fierit, Hirësia e Tij Nikolla, në emër të Sinodit të Shenjtë, klerikëve dhe popullit besimtar, i uroi Kryepiskopit Joan vite të shumta, plot hir dhe shëndet në krye të Kishës. Fortlumturia e Tij, Joani, falenderoi të pranishmit dhe theksoi rëndësinë e dashurisë mes njerëzve, duke përmendur mësimin e shën Joan Ungjillorit: "Doni njëri-tjetrin, dhe kjo mjafton". Kryepiskopi falenderoi gjithashtu atë Theonai nga Mali i Shenjtë për pjesëmarrjen e tij në kremtim.

Për këtë temë Kryepiskopi Anastas merr çmimin "Giussepe Sciacca" në aula magna të Universitetit Pontifik Urbaniana në qytetin e Vatikanit
Dhënia e çmimit Kryepiskopit Anastas, këtij hierarku të rëndësishëm, këtij njeriu unik, që ia përkushtoi jetën e tij njeriut dhe qytetërimit, është nder shumë i madh për të gjithë ne.

Dita e veçantë u mbyll me një pritje solemne të organizuar në Sallën pranë Katedrales, në kompleksin e Sinodit të Shenjtë. Në këtë ambient morën pjesë përfaqësues të Trupit Diplomatik, akademikë, mjekë, artistë, studiues, deputetë e politikanë, si dhe përfaqësues të shkollave nën kujdesin e Kishës Orthodhokse dhe nxënës të tyre. Të pranishmit i uruan përzemërsisht Kryebariut Joan: "Për shumë vjet, o Kryezot!", duke i dëshiruar vite të shumta, plot hir e shëndet në drejtim të Kishës.

Foto Radio Ngjallja

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu