Kolegji “Frymë Dashurie” nderohet me tre medalje të arta në Fier

2824
17:34
6
Kolegji “Frymë Dashurie” Kolegji “Frymë Dashurie”

Vlerësim për përfaqësim dinjitoz dhe arritje të shkëlqyera në analizën vjetore të DRAP Fier

 

Kolegji “Frymë Dashurie” në Fier është vlerësuar me një çmim të rëndësishëm në kuadër të analizës vjetore të punës së Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar (DRAP Fier) për vitin 2025.

Shkolla u nderua me një Certifikatë për përfaqësim dinjitoz, falë rezultateve të shkëlqyera të maturantëve të saj, të cilët arritën të fitojnë tre medalje të arta, duke e vendosur institucionin ndër më të dalluarit në rajon.

Ky sukses është fryt i përkushtimit të vazhdueshëm të stafit pedagogjik, mbështetjes së prindërve dhe përpjekjeve të vetë nxënësve, të cilët me punë dhe ambicie kanë arritur rezultate të larta.

Drejtuesit e shkollës shprehën mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që kontribuan në këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit në rrugën drejt suksesit.

Në përfundim, u përcollën urime të përzemërta për maturantët për këtë arritje të merituar, duke u uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu