Lindja e Hyjlindëses kremtohet në ishullin e Maligradit, Prespë
Mitropoliti i Korçës, imzot Anastasi, drejtoi liturgjinë sipas kalendarit të vjetër, me pjesëmarrjen e besimtarëve nga Korça dhe zona e Prespës.
Mitropolia e Shenjtë e Korçës kremtoi sot festën e Lindjes së Hyjlindëses sipas kalendarit të vjetër, në kishën historike të ishullit të Maligradit, në liqenin e Prespës. Mitropoliti me seli në Korçë mban përgjegjësinë kishtare edhe për gjithë Mitropolinë e Korçës, e cia përfshin Prespën, Pogradecin, Devollin dhe Kolonjën. Liturgjinë e udhëhoqi Hirësia e Tij Anastasi, Mitropoliti i Korçës, i cili i mbajti meshimin në kishën e kushtuar Lindjes së Hyjlindëses. Në ceremoni morën pjesë një grup besimtarësh nga qyteti i Korçës, si dhe nga fshatrat e zonës së Prespës, të cilët udhëtuan me varka drejt ishullit për t'u bashkuar në lutje. Aty është ndërtuar një kishë e vjetër në shek. XIV, ajo është kisha e Shën Mërisë, një nga vendet më të veçanta të pelegrinazhit ortodoks në rajon.
Festa e Lindjes së Hyjlindëses është një prej katër kremtimeve më të mëdha kushtuar Virgjëreshës Mari në traditën orthodhokse.
Foto: Mitropolia e Shenjtë Korçë