Kisha kujton jetën e shenjtorëve Simeon e Joan nga Edesa
Të dy kaluan dyzet vite në shkretëtirë me lutje e agjërim, para se Simeoni të zgjidhte të predikonte në qytete.
Shenjtorët Simeon dhe Joan nga Edesa janë dy figura të nderuara në traditën ortodokse, të njohur për jetën e tyre asketike dhe dashurinë ndaj njerëzve në nevojë. Sipas traditës ortodokse, të dy jetuan në kohën e perandorit Justin i Ri dhe ishin të lidhur me miqësi vëllazërore që në rini.
Ata udhëtuan në Jerusalem për të vizituar Vendet e Shenjta, ku, të prekur shpirtërisht, hoqën dorë nga kënaqësitë e kësaj bote. U vendosën në manastirin e Shën Gerasimit, nën udhëheqjen e igumenit Shën Nikon, ku u shugururan murgj. Shtatë ditë pas shugurimit, ata u larguan thellë në shkretëtirë, ku kaluan dyzet vite në lutje dhe agjërim të rreptë.
Një ditë, Simeoni i propozoi Joanit të linin shkretëtirën dhe të predikonin Ungjillin te njerëzit e qyteteve, duke iu referuar fjalëve të Apostullit Pavllit se askush nuk duhet të kërkojë të mirën e vet, por të mirën shpirtërore të tjetrit. Joani nuk u bind, ndërsa Simeoni nuk hoqi dorë nga vendimi i tij.
Pasi u nda nga vëllai i tij shpirtëror, Simeoni shkoi në Jerusalem, ku predikoi fjalën e Perëndisë dhe ndriçoi shumë judenj e heretikë, si dhe shëroi të sëmurë përmes lutjes. Më pas u kthye në vendlindjen e tij, Edesa, ku iu përkushtua aq shumë ndihmës së të vuajturve, sa shumë banorë e quajtën "salos", domethënë "i çmendur, i marrë". Ai vdiq i varfër dhe i lodhur nga sprovat, pasi kishte dhënë gjithçka për të ndihmuar të tjerët.
Nuk është hera e parë që UGO trajton jetët e shenjtorëve asketë të traditës ortodokse; kohët e fundit vëmendja ra edhe mbi vizionin e murgut Joasaf për Shën Gjergjin Dëshmorin e Madh.