E mërkurë, 8 prill 2026 - Kujtimi i ditës

2824
15:07
1
E mërkurë, 8 prill 2026 - Kujtimi i ditës

Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht

JAVA E MADHE E PASHKËS - KRESHMË

E MËRKURA E MADHE. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht.

Të Mërkurën e Madhe përkujtojmë lyerjen me miro të këmbëve të Zotit tonë Jisu Krisht nga gruaja e përdalë. Gjithashtu përkujtojmë edhe mbledhjen e judenjve për të akuzuar Zotin Krisht nëpërmjet nxënësit të Tij, Juda Iskariotit.

Dy ditë para Pashkës, kur Krishti kishte shkuar në Jerusalem, dhe gjendej në shtëpinë e Simon lebrozit, iu afrua një grua e përdalë edhe ia lau këmbët Krishtit me miro të shtrenjtë dhe ia fshiu me flokët e saj. Miro kishte aromë të mrekullueshme dhe çmimi i miros ishte shumë i shtrenjtë rreth 30 dinarë. Për këtë nxënësit u habitën, sidomos Juda.

Apostujt e dinin gjithashtu se sa shumë zell kishte Krishti për lëmoshën ndaj të varfërve. Kjo grua leu me miro këmbët e Krishtit për ndjesë të mëkateve edhe Perëndia i fuqishëm i zgjidhi asaj mëkatet e shumta pas aktit të pendesës.

1919191.jpg (158 KB)

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu