E martë, 7 prill 2026 - Kujtimi i ditës

2824
14:59
3
E martë, 7 prill 2026 - Kujtimi i ditës

E MARTA E MADHE. Paravolia e 10 Virgjëreshave
 

JAVA E MADHE E PASHKËS - KRESHMË
- Paravolia e 10 Virgjëreshave -
Të Martën e Madhe përkujtojmë paravolinë e dhjetë virgjëreshave, të cilën Krishti e tregoi gjatë predikimeve të Tij. Kisha jonë e Shenjtë na fton që të jemi gati që ta presim, duke mbajtur ndezur lambadhat e virtyteve tona, për Dhëndrin Qiellor, për Zotin Krisht, i Cili do të vijë në çastin e vdekjes sonë, por edhe në ardhjen e Tij të dytë. Gjithashtu na fton, duke na rikujtuar paravolinë e talandave, që të vëmë në punë dhuratat dhe hirin që na ka dhënë Zoti.

Paravolia e dhjetë virgjëreshave ka në thelb të saj të na tregojë se ai person, i cili ka një virtyt dhe dhuratë të madhe, por që nuk e vë në shërbim të virtyteve të tjera edhe sidomos të lëmoshës, nuk mund të hyjë bashkë me Krishtin në prehjen e përjetshme, dhe kthehet mbrapa i turpëruar. Edhe asgjë nuk është aq e dhimbshme dhe e turpshme se sa një virgjëreshë që luftohet nga dashuria pas parasë.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu