Pjesëmarrja e Kryepiskopit Joan në ceremoninë mortore të Patriarkut Ilia II në Tbilisi

2824
19:59
12
Pjesëmarrja e Kryepiskopit Joan në ceremoninë mortore të Patriarkut Ilia II në Tbilisi

Mesazhe uniteti dhe lidhjeje vëllazërore ndërmjet Kishave Orthodhokse gjatë Liturgjisë dhe Shërbesës së Varrimit në Katedralen e Shën Triadhës

Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, ishte i pranishëm në Liturgjinë Hyjnore të mbajtur në Katedralen e Shën Triadhës në Tbilisi.

Pas Liturgjisë Hyjnore u krye Shërbesa e Varrimit, e cila u kryesua nga Patriarku Ekumenik, Bartholomeu dhe anëtarët e Sinodit lokal.
Fortlumturia e Tij, u takua me Patriarkun Ekumenik, Bartholomeun, si dhe me të gjitha delegacionet e Kishave të tjera Orthodhokse të pranishëm në këtë ceremoni.

Prania e Fortlumturisë së Tij për të nderuar Patrikun e ndjerë Ilia II, shpreh lidhjen vëllazërore midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Patriarkanës Orthodhokse të Gjeorgjisë.

156.jpg (82 KB)

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
 
 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu