Kryepiskopi Joan shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Patriarkut Ilia II të Gjeorgjisë

2824
16:23
12
Foto: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani Foto: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i dërgoi një letër ngushëllimi

Tiranë, 18 mars 2026

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, i dërgoi një letër ngushëllimi Metropolitit Shio të Senakut dhe Çkhorotskut, Locum Tenens i Fronit Patriarkal të Gjeorgjisë, me rastin e ndarjes nga jeta të Patriarkut-Katolikos të Gjithë Gjeorgjisë Ilia II.

Në letrën e tij, Kryepiskopi Joan e cilësoi Patriarkun e ndjerë si "vëllanë tonë më të dashur në Zotin", i cili për gati pesë dekada e udhëhoqi Kishën e Gjeorgjisë me urtësi, durim dhe besim të thellë. Kryepiskopi theksoi veçanërisht rolin e Patriarkut Ilia II gjatë periudhës së vështirë të shtypjes sovjetike, ku ai arriti të ngrinte Kishën nga rrënojat, duke ndërtuar kisha e manastire dhe duke frymëzuar popullin të kthehej në besimin e etërve të tyre.

Kryepiskopi Joan iu shpreh ngushëllimet Sinodit të Shenjtë, klerit dhe popullit besimtar të Kishës së Gjeorgjisë.
Në paraklisin e Kryepiskopatës ai bëri një përshpirtje për prehjen e shpirtit të tij.
I përjetshëm qoftë Kujtimi i tij!

653701480_1250738350480848_1700436870429979224_n.jpg (67 KB)

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu