Lushnjë, nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në fshatin Bishqethëm

2824
05 Shkurt 21:45
Foto: oranews.tv Foto: oranews.tv

Pikturat e kishës janë realizuar nga Johani i cili i përket familjes së Çetirëve nga Grabova, në vitin 1798.

TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Në Kishën e Shën Mërisë, në fshatin Bishqethëm, Lushnjë, objekt kulti tipik i ndërtimeve të shek. XVIII, kanë filluar ndërhyrjet konservuese/restauruese. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se “ndërhyrjet konsistojnë në restaurimin e çatisë me tjegulla të reja dhe zëvendësim i trarëve të amortizuar, restaurimi i muraturave me teknikën Shqep-Qep, me injektim, fugatim dhe suvatim, konsolidimi i materialeve të drurit, konsolidimi i muraturave dhe brezave të drurit”. Sipas IKTK-së, pjesë e ndërhyrjes është edhe pastrimi i fasadës dhe objektit në brendësi dhe sipërfaqen rreth tij. Pikturat e kishës janë realizuar nga Johani i cili i përket familjes së Çetirëve nga Grabova, në vitin 1798. Disa prej tyre ruhen në gjendje të mirë dhe përbëjnë destinacion të rëndësishëm kulturor për t’u vizituar.

Marr nga Agjensia Telegrafike Shqiptare

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu