Meshë festive në Kishën e Anargjendëve në Boboshticë
Famulltari Atë Vangjel Sotiri drejtoi Liturgjinë Hyjnore në kishën në rindërtim, të cilës i duhet mbështetje për t'u përfunduar.
Boboshticë festoi sot kremtimin e Shenjtëve Anargjendë, ndërsa Atë Vangjel Sotiri, famulltar i fshatit, drejtoi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Anargjendëve, e cila feston edhe vetë si kishë ende në ndërtim. Sipas informacionit të përcjellë nga korrespondenti ynë, meshimit iu bashkuan besimtarë të fshatit, pavarësisht motit të ftohtë.
Në famullinë e Boboshticës shërbejnë dy priftërinj: Atë Mihal Sanellari, përgjegjës i Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses, i cili meshon një herë në muaj, dhe Atë Vangjel Sotiri, i cili është gjithmonë pranë besimtarëve në të kremtet e mëdha dhe kur festojnë kishat e tjera të këtij fshati historik. Falë pranisë së të dy klerikëve, shërbesat e shenjta nuk mungojnë për banorët besimtarë të fshatit.
Boboshtica ka pasur dikur trembëdhjetë kisha dhe dy manastire, nga të cilat shumë u prishën me kalimin e shekujve, të tjera mbijetuan, ndërsa disa u rindërtuan plotësisht. Kështu, Kisha e Anargjëndve të Shenjtë dhe Shën Pandelimonit u ngrit përsëri nga themelet në zonën e quajtur Metoq, por ende ka nevojë për mbështetjen e besimtarëve të fshatit, si dhe të gjithë besimtarëve të Mitropolisë, për t'u përfunduar.
Siç kishte raportuar UGO, Mitropoliti i Gjirokastrës drejtoi Liturgjinë për Anargjendët e Shenjtë në një tjetër kremtim kushtuar po këtyre shenjtorëve mjekë, të nderuar gjerësisht në traditën orthodhokse shqiptare.
Fotot nga Atë Vangjle Sotiri
