Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit

2824
01 Shkurt 19:38
Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Foto: Arkivi UGO Jetëshkrim i shkurtër i Kryepeshkopit të Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Foto: Arkivi UGO

Kontributi i tij në shkencën e Historisë së Feve, dëshminë e krishterë bashkëkohore, afrimin ndërkrishterë, dialogun ndërfetar dhe bashkekzistencën paqësore të popujve dhe feve është njohur ndërkombëtarisht.

Kryepiskopi i ndjerë i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë (1992-2025) Anastas Janullatos, ishte Profesor Emeritus i Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1991-2024) dhe Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës (2005-2024). Doktor Nderi i Teologjisë dhe i Filozofisë nga 19 universitete, fakultete ose degë universitare (në Greqi, SHBA, Qipro, Rumani, Gjeorgji, Shqipëri, Itali). Anëtar Nderi i Senatit të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (Austri 2019-2024).

President Nderi i "Konferencës Botërore të Feve për Paqen" (2006-2024). Profesor Nderi i Departamentit të Administrimit të Biznesit të Universitetit të Atikës Perëndimore (2020-2024). Lindi më 4 nëntor të vitit 1929, në Pire. Ka qenë student i shkëlqyer dhe doktor i Fakultetit Teologjik të Universitetit të Athinës. Studioi Historinë e Feve, Misionarizëm dhe Etnologji në Universitetet e Hamburgut dhe Marburgut në Gjermani si bursist pasuniversitar i Institutit Alexander von Humboldt. Fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht; lexonte në latinisht, italisht, spanjisht, shqip.

Profesor i Historisë së Feve në Universitetin e Athinës (1972-91), Dekan i Fakultetit Teologjik (1982-86) dhe Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Studioi fetë e ndryshme në vendet ku ato lulëzuan. Studioi besimin afrikan me mision kërkimor në Ugandë në 1967 dhe me udhëtime në Nigeri (1973), Kamerun (1977), Ganë (1983), Kenia, Tanzani (1964, 1967, 1981-1990). Vizitoi disa herë Indinë (1973-1974, 1979, 1988). Udhëtoi në vendet budiste: Tajlandë (1972-1973, 1977, 1979), Cejlon, Sri Lanka (1974), Mianmar (1979), Kore (1973, 1977, 1981), Japoni (1973,1981), Kinë (1979-1980, 1986).

Studioi Taoizmin dhe Konfucianizmin në Singapor, Taipei, Hong Kong (1973,1980) dhe Kinë (1986), si dhe Islamin me udhëtime në Liban, Siri, Jordani, Egjipt, Turqi, Pakistan, Afrikën Perëndimore (1961-1975), Iran (1974) dhe qëndrimin në Shqipëri (1991-2024). Është autor i 24 librave (kërkime në fushën e feve, ese misionare etj.) dhe mbi 240 studimeve dhe artikujve teologjikë dhe fetarë. Veprat e tij janë përkthyer në 17 gjuhë. U hirotonis dhjak (1960), prift (1964) dhe Episkop i Andrusës (1972) për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të "Shërbimit Apostolik të Kishës së Greqisë" (1972-1991).

Luajti rol parësor në ringjalljen bashkëkohore të Misionarizmit Orthodhoks të Jashtëm. Si Kryepiskop mëkëmbës i Mitropolisë së Irinupolit (Kenia, Tanzani, Ugandë), gjatë periudhës 1981-1990, zhvilloi veprimtari të gjerë misionare dhe sociale. U njoh si "Bamirës i Madh i Patriarkanës së Aleksandrisë" (2009). Si Kryepiskop i Shqipërisë (1992-2024), arriti, pavarësisht vështirësive të mëdha, të rindërtonte nga gërmadhat Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë që ishte shpërbërë për 23 vjet, duke zhvilluar veprimtari të shumanshme në fushat e shëndetësisë, arsimit, përkujdesjes sociale, zhvillimit rural, mjedisit dhe kulturës. Njëkohësisht u përpoq për zbutjen e kundërshtive në Ballkan.

Në vitin 2000, pas propozimit të tridhjetë e tre (33) Anëtarëve të Rregullt të Akademisë së Athinës dhe shumë personaliteteve nga Shqipëria, ishte kandidat për Çmimin Nobel për Paqen. Ka shërbyer në pozicione të shquara në organizma ndërkombëtarë, si anëtar i komitetit teologjik "Dialogu me njerëz të Besimeve dhe Ideologjive të tjera" (1975-1983). President i Komitetit për Misionarizmin dhe Ungjillëzimin Botëror (1984-1991). Anëtar i Këshillit Evropian të Udhëheqësve Fetarë (2001-2012). Zëvendëspresident i Asamblesë së Kishave Evropiane (2003-2009).

President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-2013). Ka qenë nderuar me (30) çmime dhe dekorata - vlerësime nga vende dhe Kisha Orthodhokse të ndryshme, ndër të cilat Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës së Greqisë (1997), çmimin Athenagoras për të Drejtat e Njeriut (Nju Jork 2001), çmimin "për veprimtari të shquar për unitetin e Kombeve Orthodhokse" (Moskë 2006), dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu". Çmimin Klaus Hemmerle (Gjermani 2020).

Kontributi i tij në shkencën e Historisë së Feve, dëshminë e krishterë bashkëkohore, afrimin ndërkrishterë, dialogun ndërfetar dhe bashkekzistencën paqësore të popujve dhe feve është njohur ndërkombëtarisht.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu