Fronëzimi i Kryepiskopit Të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, + Joanit

‘’I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit’’.
U publikua në faqen zyrtare të facebook të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë programi për fronëzimin e kryepiskopit si më poshtë:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë fton të gjithë të marrin pjesë:
• të shtunën, më 29 mars 2025, ora 11:00 - në Ceremoninë e Fronëzimit të Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, +Joanit
• të dielën, më 30 mars 2025 - në Liturgjinë e parë të Kryepiskopit Joan, me pjesëmarrjen e Sinodit tonë të Shenjtë dhe shumë delegacioneve nga Kishat e tjera Orthodhokse.
Shërbesat do të zhvillohen në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", Tiranë.
0
0
Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.