Imzot Joani bën përkujtimore në varrin e Kryepeshkopit të ndjerë Anastas

2824
30 Mars 20:05
39
Foto Radio Ngjallja Foto Radio Ngjallja

Kryepeshkopi Joan dhe Sinodi i Shenjtë bënë përkujtimore në varrin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos

Siç raportohen në faqen Report Tv Kryepeshkopi i ri, Imzot Joani dhe Sinodi i Shenjtë bënë nderime në varrin e kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos, i varrosur brenda ambienteve të Kishës Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë u përcoll për në banesën e fundit më 30 Janar në një ceremoni solemne, ku morën pjesë primatë të kishave simotra të Shqipërisë në të gjithë botën, si edhe me pjesëmarrjen e krerëve të shtetit shqiptar dhe liderë politikë të Greqisë.

Më herët, ditën e sotme, Kryepeshkopi mbajti edhe meshën e parë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.

Një ditë më parë, u zhvillua edhe ceremonia e fronëzimit të tij.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu