Kryepiskopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

2824
30 Mars 20:41
32
Kryepiskopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit

 

Siç u publikua në faqen zyrtare në facebook të Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit. Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, z. Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepiskopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë. "Si çdo pasuri, - u shpreh ai, - duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t'ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre".
Ai shtoi gjithashtu se Perëndia nuk do na gjykojë vetëm për rezultatin që do kemi, por mbi të gjitha për përpjekjen e bërë.

Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu