Kisha nderon sot Oshënare Angjelina Araniti, mbesë e Skënderbeut

2826
08:28
4
Kisha nderon sot Oshënare Angjelina Araniti, mbesë e Skënderbeut

Murgesha shqiptare, motër e Donika Kastriotit, themeloi manastirin e Krushedolit dhe u kujtua për përkushtimin ndaj të varfërve.

Kisha Orthodhokse kujton sot, 30 korrik, Oshënare Angjelina Araniti, një nga figurat femërore më të nderuara të historisë sonë kishtare. Sipas kalendarit kishtar orthodhoks, jeta e saj lidhet ngushtë me familjen e Gjergj Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar.

Angjelina lindi rreth vitit 1440, bijë e feudalit shqiptar Gjergj Araniti, një ndër prijësit e parë vendas që u ngritën kundër pushtimit turk në fillim të shekullit XV. Motra e saj, Andronika (Donika), u martua me Gjergj Kastriotin. Në vitin 1461, Angjelina u martua në Shkodër me Stefanin e verbër, të birin e dhespotit të Serbisë, Gjergj Brankoviçit, të cilin e njohu në vitin 1459, kur ai me të atin u strehuan pranë familjes Araniti, duke ikur nga përndjekja turke.

Pas ndërrimit jetë të bashkëshortit, në vitin 1471, Angjelina u vendos në Krushedol, në veri të Serbisë, ku ngriti një manastir dhe u bë murgeshe. Aty ia përkushtoi gjithë jetën e saj të varfërve, duke u thirrur me dashuri “nënë Angjelina”. Besimtarët i drejtoheshin me lutje për t’u çliruar nga sunduesit e tyre, ndërsa edhe jo-besimtarë janë shëruar prej saj dhe janë mrekulluar për fuqinë e besimit të krishterë.

Siç ka ndodhur edhe në raste të tjera kushtuar shenjtorëve të kalendarit orthodhoks, kujtimi i figurave si Angjelina lidhet ngushtë me historinë e krishterimit në trojet shqiptare dhe në rajon.

Angjelina ndërroi jetë në vitin 1520. Në vitin 1716, turqit dogjën manastirin e Krushedolit bashkë me lipsanet e saj, por murgeshat arritën të shpëtojnë vetëm një pjesë të lipsanit, dorën e majtë të shenjtes, e cila ruhet edhe sot në arkën e kishës së manastirit të Krushedolit.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu