Kur bëhet Kryqi gjatë shërbesave
Udhëzim mbi rastet kur besimtari bën Kryqin dhe kur shmanget gjatë shërbesave orthodhokse
Kur e bëjmë Kryqin! Kryqin e bëjmë:
1. Sapo ndezim qiririn.
2. Kur hyjmë në kishë dhe kur dalim prej andej.
3. Në fillim të çdo shërbese.
4. Në çdo përmëndje të Trinisë së Shënjtë. Dmth sa herë që thuhet apo psalet : “Lavdi Atit, Birit dhe Shpirtit të Shënjtë”, ose kur dëgjohet “.. të Atit dhe të Birit dhe të Shpirtiti të Shënjtë...”
5. Në çdo thirrje të Tërshënjtës: “ Të Tërshënjtën , të papërlyerën, të mbibekuarën, të përlavdishmen, Zonjën tonë Perëndilindëse dhe virgjëreshën Mari....” që ekzistojnë në Paqësoret, Plotësueset dhe Të Bashkangjiturat e Vogla.
6. Tek Përlëshoret apo Troparet kur dhe ku dëgjohet emri o Shënjtorit apo Shënjtores së ditës, të Kishës etj.
7. Në Mëngjesore kur psalet, në mënyrë të përsëritur, Megalinario i të Tërshënjtës: “Më të nderuarën se Heruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se Serafimet”. Kryqi ynë është më e preferueshme ta bëjmë kur arrin psalmi tek: “ ...me të vërtetë Hyjlindëse....”, që të nënvizohet besimi që lindi Perëndi.
8. Gjatë Hyrjes së Vogël e asaj të Madhe, kur kalojnë para nesh Ungjilli dhe Dhuratat e Shënjta.
9. Gjatë Trisaisë: “Shënjt Perëndi, Shënjt i Fuqishëm, Shënjt i Pavdekur, mëshirona”.
10. Tek “Ejani ti falemi e ti lutem...” e cila përsëritet 3 herë. Bashkë me Kryqin në këtë rast bëjmë çdo herë nga një përulje.
11. Para fundit të Mbrëmësores, kur prifti thotë “Tani përlësho o Zot shërbëtorin tënd, sipas fjalës tënde në paqe, sepse panë sytë e mi shpëtimin tënd..”
12. Gjatë përlëshimeve të shërbesave (Mbrëmësore, Mëngjesore etj) gjithashtu dhe në përlëshimin e Meshës Hyjnore.
13. Çdo herë tjetër, gjatë lutjeve të ndryshme të priftit, përderisa ajo kënaq dhe ngushëllon besimtarin,
14. Kur falemi tek Ikonat e Shënjta dhe Lipsanet e Shënjta.
15. Para se të Kungojmë dhe pas Kungimit të Shënjtë.
Nuk e bëjmë kryqin:
1. Kur temianis prifti. Në këtë rast në vënd të Kryqit bëjmë një përulje duke falenderuar priftin për nderin që na bën: Pas Ikonave të shënjta të temianisë dhe ne, si ikona të Zotit! Nqs jemi ulur duhet të çohemi.
2. Në fillim të Mëngjesores lexohet Eksapsalmos. Kryqin mund ta bëjmë në fillim dhe në fund të Eksapsalmit. Por gjatë gjithë kësaj kohe, por edhe në mes të tij kur themi “Lavdi.. dhe tani... Alliluja....” Nuk bëjmë kryqin por ndjekim “me heshtje përulje të plotë” Anagnostin, i cili “me respekt dhe frikë Perëndie”, lexon Eksapsalmin. Sepse koha e leximit simbolizon kohën e Ardhjes së Dytë të Zotit, gjatë sëcilës me frikë dhe tmerr do të presim gjykimin e Tij për ne. Si atëhere dhe tani në heshtje, në këmbë, pa lëvizur, kryesisht, pa zhurmën më minimale, të ndjekim këtë këndim. (Kujdes të veçantë duhet dhe në shërbesat e mbrëmësores të Javës së Madhe, të cilat janë Mëngjesorja e ditës së nesërme. Sepse atëhere, të papërqëndruar, hyjmë në Kishë pa pasur kujdes, nqs gjatë atij çasti lexohet Eksapsalmo. Në këto raste duhet të presim pa lëvizur në hyrje të pjesës qëndrore të Kishës dhe pas mbarimit të leximit të lëvizim nga vendi ynë).
3. Kur puthim dorën e klerikut. Zakoni i disave të bëjnë kryqin para se të puthin dorën e Peshkopit apo priftit ose kujdo rasombajtësi janë të gabuara. Kryqin tonë e bëjmë, kur puthim Ikonat e shënjta dhe jo kur puthim dorën e klerikut. Kur bëhet fjalë par për të komunikuar apo për tu takuar me një Klerik mund të themi “Beko, o Dhespot apo o At” ose “Uratën, Hirësi apo Igumen i Shënjtë apo At dhe duke bërë një përulje të lehtë të kokës i puthim dorën, dhe më pas vazhdojmë dialogun me të, sipas dëshirës të secilit. Të njejtën gjë bëjmë dhe kur largohemi prej tij. Themi “Uratën , ose Beko o At”, bëjmë një përulje të vogël, duke zgjatur duart tona në formë kryqi, duke puthur të djathtën e tij dhe ikim.
4. Kur marrim andidhoron, meshën nga dora e priftit, dorë të cilën më pas e puthim.