Plutarku dhe Shën Joani i Shkallës flasin mbi heshtjen
Një tekst shpirtëror mbi vlerën e heshtjes, maturisë dhe përmbajtjes së gjuhës
Mbi Heshtjen. Të heshtësh është me të vërtetë një rezultat dhe frut i një edukate fisnike dhe mbretërore. Ai që mësoi të heshtë, ai mësoi dhe të flasë. Sepse heshtja është produkt urtësie jo më i vogël nga sa të flasë dikush me mençuri. Kështu pra ai që nuk di të heshtë, as të bisdeojë nuk mundet.
Për të riun në moshë, bile, heshtja krijon një ambjent të sigurt, dhe, bile, kur dëgjon tjetrin, as nuk tronditet as, i kundërpërgjigjet, me fjalë të papërshtatëshme. Edhe sikur këto fjalë që dëgjon nuk i pëlqejnë shumë, ti durojë dhe të presë që të ndalojë bashkëbiseduesi i tij.
Por nuk duhet që menjëherë të shprehë replikën e tij, as, siç thotë Eskini, t’i lerë kohë, se mos ndoshta do të shtojë diçka akoma në thëniet e tij tjetri, ose diçka të korrigojë apo të heqë vetë. Ata të cilët menjëherë të ndërpresin as i dëgjojnë dhe as dëgjohen , flasin tek ata që në të njejtën kohë flasin dhe kështu përfundojnë të sillen keq (Plutarku).
Heshtja është nëna e kujdesit, hallka e hyrjes së qiellit, çelësi i Parajsës” (Shën Joani i Shkallës). Heshtja është tregues maturie, por ndërkaq, ajo, vetë, nuk mundet ta sjellë në pendim. Akoma dhe ata që nuk kanë arsim, heshtja i shndërron në të urtë dhe dinjitozë. Është e mirë të heshtësh, se sa të flasësh dhe lum ai i cili ka gjetur dhe mban këtë çelës. Është më mirë ai që heshtën nga ai që flet, akoma dhe kur flet mirë.
“Fjala e urtë thotë se Heshtja është një lavdërim i parrezikshëm. Ai që ruan gojën e tij, ruan dhe shpirtin e tij, larg nga hidhërimet. Nga një gojë e mbyllur vetëm të mira vijnë. I heshturi dhe i kuptuari denjësohet për të marrë shumë ndere. Ekziston ai i cili flet dhe nuk është i pëlqyer. Dhe ekziston dikush që heshtën dhe del i mençur” (Sirah).
“Fol vetëm nqs ke për të thënë diçka më të mirë se sa të heshtësh. Dashuro qetësinë, atje heshtja është më e mirë se fjala”. (Shën Grigor Teologu).
Të heshtësh nuk shkakton as etje, as mërzitje, as dhimbje. Nga ata që heshtën askush nuk u pendua. Nga ata që folë shumë u penduan. Që të përmbajë dikush gjuhën e tij është nder dhe për plakun dhe për të riun.
Për fjalët e tua krijo një peshore dhe mase dhe për gojën tënde, një derë që do ta mbajë mbyllur. Nqs ke një fjalë të matur për të thënë, përgjigju tek i afërmi yt, nqs jo, mbylle më mirë gojën me dorën tënde.
Solomoni lutej tek Zoti që të vendoste kapistall në gojën e tij dhe ti mbyllte buzët e tij. Davidi kërkonte “burgosje të gojës së tij dhe derë të fortë rreth buzëve të tij”.
Heshtja e gjuhës është si pema e jetës, ai i cili e ruan, mbushet me Shpirtin e Shenjtë, vdekja dhe jeta janë në duart e gjuhës, ata të cilët e zotërojnë, shijojnë frutat e saj. Është shumë e mirë heshtja e cila mbahet kur duhet, asgjë tjetër nuk është përveç se nënë e mendimeve të stërmençura. Shpirti i mirë i shmanget fjalëve të tepërta.
Nga libri “Të njohësh veteveten Botimet “Athos”)