Shën Joan Gojarti! Mbille në qiell thesarin tënd!

2826
15:56
Shën Joan Gojarti! Mbille në qiell thesarin tënd!

Ty, nëse dikush të tregon mbi këtë botë një vend i cili nuk shkelet, dhe nëse të sjell në shkrretëtirë duke të premtuar se paratë e tua do të jenë të sigurta, as ngurron, as tregon ndonjë dyshim, por tregon besim  dhe i transferon paratë e tua atje.

Por kur të premton të njejtën gjë Zoti dhe jo ndonjë njeri i rastësishëm, dhe të premton jo shkretëtirrën por qiellin, bën të kundërtën. Nëse ato janë të sigurta këtu një mijë herë, atëhere kurrë nuk do të mund të çlirohesh nga përkujdesja. Dhe nqs nuk i humbet, nuk do të çlirohesh kurrë nga ankthi, se ndoshta mund ti humbasësh. Por, atje, nuk do të vuash asgjë nga këto. Dhe për më tepër do të ndihmohesh, sepse nuk fshen vetëm floririn tënd por e mbjell atë.

Ajo vetë bëhet thesar dhe farë dhe diçka më tepër nga të dyja. Sepse fara nuk mban gjithmonë, ndërsa ajo mbetet përherë. Dhe thesari nuk çel ndërsa ajo të sjell fruta të pavdekshme.

Nëse me tregon kohën dhe vonesën e shpërblimit mundem edhe unë të të tregoj dhe të të them sa fiton dhe këtu. Por përveç këtyre do të përpiqesha të të tregoja dhe vetë ato përkujdesjet jetike, që dhe  ato janë thjesht pretekste të kota.

Në këtë jetë krijon shumë të cilat nuk do ti gëzosh ti vetë. Nëse dikush të akuzon , arsyetohesh se ke fëmijë dhe fëmijët e fëmijëve të tu dhe kujton se gjete një arsyetim sodisfaksues për lodhjet e tepërta.

Kur në pleqërinë tënde të thellë  ndërton shtëpi luksoze të cilat para se të mbarojnë, ti do të kesh ikur disa herë dhe kur mbjell pemë,  të cilat do të të japin fruta pas shumë kohësh dhe kur ble pasuri dhe prona zotërimin e të cilave do ta përfitosh pas shumë kohësh dhe krijon të tjera gjëra të ngjashme, gëzimin e të cilave nuk do ta shijosh ti, i përgatit gjoja për veten tënde apo për të tjerët?

Nuk është pra një budallallëk shumë i madh, këtu të mos shqetësohesh fare nga vonesa e kohës në momentin që nga kjo vonesë do të humbasësh të gjithë shpërblimin tënd, ndërsa për vonesën nga fundi ,që prej momentit që jeta tjetër të jep fitim më të madh dhe plot të mira, të cilat  nuk i destinon për të tjerët por ti dhuron ty dhuratat?

Përveç këtyre mos vallë nuk është e madhe dhe vonesa. Gjërat janë afruar shumë dhe nuk e dimë mos ndoshta dhe në brezin tonë mbaron kjo jetë dhe arrin ajo ditë e tmerrshme e cila do të na paraqesë kriterin e tmerrshëm dhe të hollësishëm. Shënjat më të shumta janë realizuar. Ungjilli është predikuar në shumicën e vëndeve të botës dhe luftërat dhe tërmetet dhe skamja janë realizuar dhe nuk është shumë e largët distanca.

Nuk i sheh shënjat? Kjo është pikërisht dhe shënja më e madhe. As ata të cilët jetonin në kohën e Noes kishin dalluar paralajmërimet e asaj katastrofe, por ndërsa luanin dhe kërcenin dhe martoheshin dhe bënin gjërat e zakonshme në jetë, i gjeti ai dënim i tmerrshëm. E njejta gjë dhe në Sodoma, ndërsa argëtoheshin dhe nuk dyshonin asgjë, u goditën nga rrufetë që rranë...

Sa kemi akoma kohë pra le të përgatitim veten tonë që tani për atëhere dhe urtësinë tonë ta shtojmë shumë, le të mbledhim vaj pafund, le ta vendosim në qiell që ta shijojmë në çastin e duhur dhe kur na duhet, me hirin dhe filantropinë e Zotit tonë Jezu Krisht.

(Shën Joan Gojarti, Sipas Mattheut 20 EPE, 722-726)

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu