Mendime të dobishme.
Mendime nga frutat shpirtërore të etërve tanë të shenjtë
“Ai i cili lufton për shumë kohë dhe nuk vëren përparim shpirtëror ka krenari dhe egoizëm. Përparim shpirtëror ka atje ku ka shumë përulësi.” (Jerond Paisi)
“ Të luftojmë me të gjitha fuqitë për të fituar parajsën. Është shumë e ngushtë hyrja dhe mos dëgjoni ata që thonë se të gjithë do të shpëtojmë” Jerond Paisi.
“Njeri u mençur dhe i urtë është ai i cili do të konceptojë mirë që ka një fund të kësaj jete dhe nxiton dhe ai që t’iu japë fund gabimeve dhe defekteve të tij” (Jerond Paisi).
“Është një arritje e madhe të sakrifikojë ose të braktisë dikush të drejtën e tij, të cilën ai vetë e konsideron që është sipas Zotit dhe të praktikojë këshillën e atij që e mëson më Zotin”
“Çdo e mirë vjen prej Zotit nga ekonomia e tij. Kjo rrëshqet në mënyrë misterioze prej mosmirënjohësve mos vlerësuesve dhe dembelëve” (Shën Marku)
“Mos ki ankth për asgjë pasi Zoti është prezent në jetën tënde. Përqafimi i tij të mbështjell nga të gjitha anët. Gjendet, jo vetëm rreth teje, por brenda teje, duke njohur të gjitha nevojat dhe pasionet e tua”.
(Shën Joani i Krostandës)
“Dorëzoja Zotit dobësinë e natyrës tënde duke e pohuar dobësinë tënde dhe atëherë do të marrësh dhuntinë e maturisë pa e kuptuar” (Shkalla)
“Mendimet që të sjellin në pozicion të vështirë dhe në tronditje vijnë prej djallit. Mendimet më Zotin frymëzojnë siguri dhe paqe. Lufto dhe do t’i pronësosh”. (Oshënar Marko).
“Sa më i sëmurë që të jesh kaq më mëkatar, më i plagosur, më i përshtatshëm je që të të marrë në duart e tij Krishti dhe të të shërojë, të të shpëtojë , të të ngazëllojë”.
“Të jesh dritë, mesazh premtim. Në rrugë, të vërtetën dhe jetën të tregosh. Nga sytë tona synimin të mos e humbasim, besim të kemi tek Ai nga i Cili burojnë të gjitha”.
“Njerëzit, me mendjen e tyre të vjetruar, nuk mund të kuptojnë shumë gjëra nga jeta. Por kur vjen çasti atëherë shikojmë se çfarë gjë e mirë ka dalë prej hidhërimeve dhe nga vështirësitë që kemi kaluar, pasi Zoti vetëm të mirë përpunon dhe asgjë nuk mund të bëhet pa përkujdesjen e tij” (Atë Athanas Mitilineos).
“Zemërbutësia është trimëri. Sepse, kur keqinterpretojnë dhe shtrembërojnë predispozitat dhe fjalët e tua, është trimëri që të qëndrosh i qetë duke kontrolluar egoizmin tënd”.
“Ai i cili nuk është shpirëtor deri tek trupi, bëhet trupor deri në shpirt” (Shën Avgustini).
“Sepse gjithmonë janë të dobishëm ngacmimet për atë që i duron ato i qetë. Dhe çfarë do që do të na ngacmojë nuk na vjen për dobi nqs tronditemi me të” (Aba Dhorotheu).
Atëherë mund ta gjejmë shpresën tonë tek Zoti, kur dëshpërohemi plotësisht nga vetja jonë”.
“Virtyt nuk është demonstrimi i veprimeve të shumta dhe të ndryshme që kryen nëpërmjet trupit, por përbërja e zemrës së mençur të cilën e mbështet shpresa kundrejt Zotit”.
“Pa familje nuk jeton, pa atdhe nuk di se ku jeton, pa Zot nuk di pse jeton”
“Nuk më lejon që të kthehem tek asgjë tjetër, as të kërkoj diçka nga diku tjetër. Asgjë nuk ekziston që të mos më duhet dhe të mos jesh ti vetë kjo” (Shën Nikolla Kavasila)
“Kur në dorën tënde mban çekan rreth teje shikon gozhdë. Kur mban vazo për lule atëherë të presin lule”.
“Ai që mundi trupin, ai dhe natyrën e mundi, ai që mundi natyrën, u bë i mbinatyrshëm” (Oshënar Marku)
“Duhet të paraprijë lodhja dhe djersa me Zotin, e cila vjen nga përpunimi i virtyteve dhe pastaj të vijë shpresa e vërtetë dhe origjinale kundrejt Zotit” (Shën Isaak Siriani).
“Kur jemi të paaftë të ngjitemi në majat e virtytit, ajo që duhet të bëjmë është të zbresim të paktën në udhën e ngushtë të përulësisë”.
“Durimi në provat është një mjet i sigurt për t’u bashkuar me Zotin”.
“ Për sa kohë që ankesa na ndan nga Zoti, kaq dhe durimi përpunon unitetin me të”.
“Gruaja u krijua nga brinja e burrit. Nuk u krijua nga mendja e tij që ta qeverisë atë. As nga këmba e tij që ta shkelë. U krijua nga brinja e tij, që të jetë e së njëjtës fuqi me të. Nën krahun e tij, që ta mbrojë, pranë zemrës së tij që ta dojë”
“Zoti si i thjeshtë në esencë, në veçanti dashuron thjeshtësinë dhe ata që jetojnë në thjeshtësi. Për këtë dhe pasuron me të mira dhe të thjeshtët dhe ata që mendojnë thjesht”.
UGO