Shërbesa e Himnit Akathist në Sarandë dhe pritja e ikonës “Trëndafil i Pavyshkur”

2824
14:14
Shërbesa e Himnit Akathist në Sarandë dhe pritja e ikonës “Trëndafil i Pavyshkur”

Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, theksoi rolin e Hyjlindëses si Nënë dhe mbrojtëse e besimtarëve, duke e cilësuar praninë e ikonës si bekim për qytetin

Pasditen e djeshme, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail drejtoi Shërbesën e Himnit Akathist të plotë në kishën e Shën Harallambit, në qytetin e Sarandës.
Një bekim i veçantë ishte pritja e ikonës së Hyjlindëses Trëndafil i pavyshkur (Rodhon to Amaranton), e cila me bekimin e Mitropolitit Nathanail do të qëndrojë në kishën e Shën Harallambit si bekim për të gjithë të krishterët e qytetit.
Roli i Hyjlindëses Mari në jetën e besimtarëve të krishterë është i shumëanshëm dhe i thellë. Ajo është Nënë, ndërmjetëse, mbrojtëse dhe model i shenjtërisë. Përmes saj, besimtarët mësojnë të afrohen me Perëndinë me besim të plotë, duke ecur në rrugën e dashurisë, përulësisë dhe shpëtimit.
Të shikojmë Hyjlindësen si nënën tonë, i këshilloi besimtarët e pranishëm Mitropoliti Nathanail, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndjejmë bekimet e pranisë së saj në jetën tonë.
***
Mbrëmjen e së premtes, sikurse është bërë traditë tashmë, Mitropoliti Nathanail drejtoi Agripninë e Shenjtë në kishën e Shën Parashqevisë në Terihat të Dropullit. Kjo Agripni përkoi edhe me 9-mujorin nga jetëndërrimi i Mitropolitit të lumur të Gjirokastrës Dhimitër dhe me 6-mujorin nga jetëndërrimi i jerondit të Mitropolitit Nathanail, Mitropolitit të lumur të Rodhostolit, Hrisostom. Për të dy këta Hierarkë u zhvillua Shërbesa e përkujtimores.

12569.jpg (206 KB)

 

Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu