Rregullohet kisha "SHEN JOAN VLADIMIRI"

2824
17:11
Rregullohet kisha

U realizua - vendosja e tetë shtyllave të reja prej druri - në Kishën "SHEN JOAN VLADIMIRI" ose Kisha e SHEN GJONIT (si njihet në zonë) në fshatin Bitaj - Kolonjë, Lushnje

LAVDI - PERËNDISË PËR TË GJITHA !
Falenderojmë SHEN JOAN VLADIMIRIN - Shenjtorin e Kishës - emrin e të cilit mban Kisha në fshatin Bitaj, Kolonjë - Lushnje.
FALENDEROJMË - DHURUESIT
• ÇIFTIN - burrë e grua me banim në Itali - që dhuruan 450 euro.
• JOELI - djalin e vogël nga Tirana - që dhuroi 20.000 lekë të reja.
BEKIMIN E PERËNDISË TË KETË - SECILI PREJ TYRE !
SHEN JOAN VLADIMIRI - le të jetë NDIHMË dhe MBROJTJE për ata !
Kisha jonë - lutet për këta dhurues - sa herë që do të bëhet Liturgji Hyjnore - do të kujtojmë emrat e tyre - që Zoti Krisht t'u dhurojë të gjithë të mirat e Tij - tokësore e qiellore.
Amin !
_________________________________________
U zëvendësuan shtyllat prej druri, që ishin kalbur plotësisht - me shtylla druri shumë cilësor - suedez, i cili ishte shumë i shtrenjtë në blerje, u bë edhe lyerja e tyre me antimol - solucion për mbrojtje.
U bë edhe pagesa e gjithë kësaj pune - pasi nevojiteshin skela hekuri - për mbajtjen e mbulesës me tjegulla, shto këtu edhe largësinë e rrugës deri ku ndodhet godina e Kishës.
Pas pak ditësh do bëhet lyerja e shtyllave me bojë - së bashku me të gjithë tavanin prej druri të ballkonit të madh - dhe strehës së vogël te dera kryesore e Kishës.
LAVDI PERËNDISË - PËR TË GJITHA !

1258.jpg (903 KB)

Kisha "Ungjillëzimi" Kolonjë, Lushnjë

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu