Mozaikë paleokristianë zbuluar në Bazilikën e Skampinit, Elbasan
Gërmimet e vitit 2026 nxorën skena eukaristike dhe mbishkrime të rralla, duke konfirmuar rolin e Elbasanit si qendër e krishterimit të hershëm.
Bazilika Paleokristiane e Skampinit në Elbasan ka zbuluar thesare të reja të krishterimit të hershëm gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 2026. Sipas publikimit zyrtar të ekipit arkeologjik, ndër gjetjet më të rëndësishme janë mozaikë të rinj shumëngjyrësh me vlera të jashtëzakonshme artistike, historike dhe fetare.
Në mesin e zbulesave dallohet një skenë e Eukaristisë me kantaros dhe dy pallonj — simbole të njohura të artit paleokristian — si dhe motive dekorative me gjethe hedera dhe luspa peshku, të ngarkuara me simbolikë të thellë të besimit të krishterë. Arkeologët kanë konstatuar se bazilika ka kaluar të paktën dy faza të rëndësishme ndërtimi dhe rindërtimi gjatë shekujve V–VI, duke dëshmuar zhvillimin e lartë kulturor dhe shpirtëror të Skampinit antik.
Ndër zbulimet e vecanta renditet edhe një mbishkrim i rrallë ku përmenden dy dhurues të mozaikut: diakonesha Eurydice dhe Victorinus. Ky mbishkrim sjell dëshmi të drejtpërdrejtë mbi jetën kishtare dhe kontributin e besimtarëve të thjeshtë në ndërtimin e vendeve të kultit gjatë Antikitetit të Vonë.
Gjetjet e reja konfirmojnë rëndësinë e Elbasanit si një nga qendrat kryesore të krishterimit të hershëm përgjatë Via Egnatia-s, duke shërbyer si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Specialistët theksojnë vlerën e jashtëzakonshme shkencore dhe shpirtërore të këtyre zbulimeve për historinë e kishës dhe qytetërimit shqiptar.
Siç kishte raportuar UGO,
ishte shënuar me kremtime fetare në Shijon të Elbasanit, duke evidentuar vijimësinë e jetës kishtare aktive në rajon.