Mitropoliti Pavllo: Divorci është paaftësia jonë për të dashuruar

Foto: ΕΡΤ / hellasjournal.com

Martesa orthodhokse dhe divorci. Çdo të thotë divorc? Paaftësia jonë që të duam. Këtë do të thotë në esencë. Të gjitha të tjerat janë justifikimet tona. Dështimin që të duhemi. Opinionin e gabuar që kishim për martesën. Martesa është jetë e mbushur me gonxhe. (...)

Ndiqni me vëmendje shërbesën e Misterit të martesës. Ekziston dhe e përkthyer. Atje brenda pra ekzistojnë të gjithë elementët dhe të gjitha kushtet të cilat nqs i jeton arrin në plotësimin e marrdhënies tënde. Kisha që në fillim na tregon rrugën: "E bekuar Mbretëria e Atit...". Në atë çast me Ungjillin bën prifti shënjën e Kryqit. Çdo të thotë kjo? Tre gjëra kryesisht. E dini bijtë e mi, për ku shkoni? Nuk shkoni në të panjohurën me varkë shpresën. Niseni për Mbretërinë e Zotit. Kjo është rruga e martesës. Cili do të jetë udhëzuesi juaj në këtë udhëtium? Ungjilli i Shënjtë. Kjo është rruga e martesës. Cili do të jetë udhërrëfyesi juaj në këtë udhëtim? Ungjilli i Shënjtë. Cila është rruga jote? Kryqëzuesja!

Iu them çifteve që martohen: "Nqs e kini kuptuar, fëmijët e mi, sot duhet të vdisni, duhet të vdesë egoizmi juaj. U nisët secili nga shtëpia juaj, erdhët këtu dhe tani largoheni prej këtu bashkë në një shtëpi të re. Shumë bukur. Çdo të thonë të gjitha këto? Secili duhet të largohet nga vetja e tij tashmë. Nga ajo që ishte deri tani. Dhe këtu Hiri i Perëndisë suaj ju bashkoi". Shikoni në një farë momenti bashkojmë duart dhe ju them: "Keni dy kyçe të kaluar në unazë? Kudo që të jetë do të jenë bashkë. Në xhep do ti kemi apo do të na bien në rrugë apo do t'i hedhim në det, do të jenë gjithmonë bashkë sepse i bashkon një unazë. Por nqs do të dalin nga unaza është çështje fati, nqs nuk mbeten që të dyja pranë dhe bashkë. Cila është unaza? Hiri i Zotit. Vendosini duart, vendosini zemrat tuaja që të dy ju në dorën e Perëndisë. Zoti nuk na merr me zor, shtrin dorën dhe nqs ju me dëshirën tuaj vendosni duart tuaja Zoti do t'iu bashkojë në një bashkësi të përsosur dhe të shënjtë dhe kështu të ecni".

Kur u vendos martesa politike në Greqi, unë u gëzova. Thashë, "më në fund do t'i shmangem mundimit të martoj njerëz të cilët nuk dinë se çbëjnë". Të shkosh në Kryetari i Bashkisë e ku të duah. Por jo këtu! Sepse ky vendi këtu është për ata që dinë se çfarë duan dhe besojnë atë që bëjnë.

Një divorc mund të ketë shumë shkaqe, por arsyet e tij janë të pakta. Si përgatiten dy të rinj të martohen? Që atje do të marrësh vesh vazhdimin. Sa mirë njihen? Sa thellësisht nuk njihen? Kam dëgjuar shumë herë vërejtjen "nuk ishte kështu në fillim". Kështu ishte fëmija im, por ti nuk e pe. Fejesa nuk është një periudhë gëzimi prej budallai në të cilën shikojmë si të kalojmë mirë. Është pikërisht një periudhë që njerëzit flasin seriozisht për të ardhmen e tyre, shikojnë që të bien dakort, nqs shkojnë, nqs kanë të njejtin lundrim në jetën e tyre, disa herë në disa gjëra që duken më të cekta, më të lehta.

Dikur thoja tek dy të rinj që shoqëroheshin:

— Fëmijtë e mi ndahuni në fillim sepse do të ndaheni nesër.

— Po pse?

— Sepse nuk keni asnjë marrdhënie me njëri-tjetrin. Interesat e njërit janë plotësisht të ndryshme dhe të veçanta, të tjetrit janë – sot të rinjtë përdorin këtë fjalë – "inerte". Pas pak ti do fillosh të jesh xheloz dhe ti pas pak do të fillosh të lodhesh. Pra mos bëni gabime!

Fatmirësisht e kutpuan në kohë. Sepse është shumë e rëndësishme të shohësh të vërtetën. Të dua dhe më do janë të lehta për t'u thënë, por të vështira që t'i jetosh. Kështu mësuam që dashuria është e trupëzuar. Nqs nuk trupëzohet, nuk kryqëzohet, atëhere nuk ecën.

Divorci si përfundim është një dështim. Por pyetja është kjo: Si do ta përballonim një divorc? Mësohemi nga gabimet tona? E kuptuam përse arritëm këtu? Si fillim duhet të ndërgjegjësohemi që dështuam? Nuk dështuam rastësisht, dështuam për arsye të caktuara, të qarata dhe të dukshme ose besojmë që e kishte fajin vetëm tjetri? Në çiftet që martoj gjithmonë uroj: "Fëmijët e mi, ju uroj të mësoni në jetën tuaj të keni faj gjithmonë të dy bashkë. Sepse nqs besoni që e ka fajin vetëm tjetri, diçka nuk shkon mirë ndërmjet jush".

Martohem e pranoj tjetrin ashtu siç është sepse e dua. Martohem do të thotë që luftoj, bëj gjithçka që të jap gëzim tek ai/ajo që dua. Kështu pra ekziston një rrugë e përbashkët e të dyve, dmth që tjetri më pranon, nuk lindën imunitet të egoizmit tim, pasi më pranon ashtu siç jam. Të pranon sepse të do, ti dashuron? Atëhere korrigjohu. Atëhere pasi shikon që diçka e shqetëson tjetrin, korrigjoje. Kur dëgjoj njerëz që thonë: "Unë jam ai që jam ose unë jam ajo që jam, nuk ndryshoj", ju them: "Shumë keq që u martuat, sepse nqs dikush dashuron, ndryshon". Nuk Ndryshoj do të thotë nuk dashuroj. Të tjerat janë të tepërta.

Mitropoliti i Sisanit dhe Siatistës Pavllo.

Burimi: Për një familje të shëndetëshme dhe të gjallë.

Siç kishte raportuar UGO,

Lexo gjithashtu

Mitropoliti Pavllo: Divorci është paaftësia jonë për të dashuruar

Mitropoliti i Sisanit dhe Siatistës sqaron kuptimin e martesës orthodhokse, rolin e fejesës dhe shkaqet e vërteta të divorcit.

Heshtja formon fjalën e urtë dhe ruan shpirtin

Mendime nga etërit dhe urtësia kishtare mbi përmbajtjen e gjuhës, dëgjimin dhe kujdesin shpirtëror

Kthimi i lipsanëve e të Shën Davidit në Selanik pas tetë shekujsh

Në vitin 1978, lipsanet e Shën Davidit të Dendritit u kthyen nga Italia në Selanik, pas mbi tetë shekujsh larg vendlindjes.

Mbyllet me sukses kampi ditor organizuar në Roskovec dhe Seman.

Kampi u zhvillua nga 22 deri më 26 qershor me bekimin e Mitropolitit Nikolla të Apollonisë dhe Fierit, duke u shërbyer grave dhe fëmijëve të grupeve të katekizmit.

Joana Miroprurëse dhe Samson Mikpritësi — shenjtorët e 27 qershorit

Kisha Ortodokse kremton sot kujtimin e Joanës Miroprurëse dhe Oshënar Samsonit, mjekut bamirës që themeloi spitalin e parë në Konstandinopojë.

Ditët e javës lidhen me kushtime në traditën ortodokse

Çdo ditë përkujton Ngjalljen, Engjëjt, shenjtorët, Kryqin, Perëndilindësen dhe të fjeturit