Heshtja formon fjalën e urtë dhe ruan shpirtin

Foto krijuar me IA
Të heshtësh është me të vërtetë rezultat dhe fryt i një edukate fisnike dhe mbretërore. Ai që mësoi të heshtë, mësoi edhe të flasë, sepse heshtja është produkt urtësie jo më i vogël sesa të flasë dikush me mençuri. Ai që nuk di të heshtë, nuk mundet as të bisedojë. Për të riun në moshë, heshtja krijon një ambient të sigurt. Kur dëgjon tjetrin, ai nuk tronditet dhe nuk i kundërpërgjigjet me fjalë të papërshtatshme. Edhe sikur fjalët që dëgjon të mos i pëlqejnë, duhet t'i durojë dhe të presë derisa bashkëbiseduesi i tij të ndalojë.
Nuk duhet që menjëherë të shprehë replikën e tij, as, siç thotë Eskini, të mos i lërë kohë tjetrit, sepse ndoshta ai do të shtojë diçka tjetër në thëniet e tij, ose do të korrigjojë apo do të heqë vetë diçka.
Ata që ndërpresin menjëherë, as dëgjojnë dhe as dëgjohen. Ata flasin ndërsa të tjerët flasin në të njëjtën kohë dhe kështu përfundojnë duke u sjellë keq, thotë Plutarku.
"Heshtja është nëna e kujdesit, hallka e hyrjes së qiellit, çelësi i Parajsës", thotë Shën Joani i Shkallës.
Heshtja është tregues maturie, por ajo vetë nuk mund ta sjellë njeriun në pendim. Megjithatë, edhe ata që nuk kanë arsim, heshtja i shndërron në të urtë dhe dinjitozë.
Është më mirë të heshtësh sesa të flasësh, dhe lum ai që e ka gjetur dhe e mban këtë çelës. Është më mirë ai që hesht sesa ai që flet, edhe kur flet mirë.
"Fjala e urtë thotë se heshtja është një lavdërim i parrezikshëm. Ai që ruan gojën e tij, ruan edhe shpirtin e tij larg hidhërimeve. Nga një gojë e mbyllur vetëm të mira vijnë. I heshturi dhe i kuptuari denjësohet për të marrë shumë ndere. Ekziston ai që flet dhe nuk është i pëlqyer. Ekziston edhe ai që hesht dhe del i mençur", thuhet te Sirahu.
"Fol vetëm nëse ke për të thënë diçka më të mirë sesa heshtja. Dashuro qetësinë; atje heshtja është më e mirë se fjala", thotë Shën Grigor Teologu.
Të heshtësh nuk shkakton as etje, as mërzitje, as dhimbje. Nga ata që heshtën, askush nuk u pendua; nga ata që folën shumë, shumë u penduan. Të përmbajë dikush gjuhën e tij është nder si për plakun, ashtu edhe për të riun.
Për fjalët e tua krijo një peshore dhe mati. Për gojën tënde vendos një derë që ta mbajë mbyllur. Nëse ke një fjalë të matur për të thënë, përgjigju të afërmit tënd; nëse jo, mbylle më mirë gojën me dorën tënde.
Solomoni i lutej Zotit që të vendoste kapistall në gojën e tij dhe t'i mbyllte buzët e tij. Davidi kërkonte "burgosje të gojës së tij dhe derë të fortë rreth buzëve të tij".
Heshtja e gjuhës është si pema e jetës. Ai që e ruan, mbushet me Shpirtin e Shenjtë. Vdekja dhe jeta janë në duart e gjuhës; ata që e zotërojnë, shijojnë frytet e saj.
Është shumë e mirë heshtja që mbahet kur duhet. Ajo nuk është gjë tjetër veçse nënë e mendimeve të urta. Shpirti i mirë u shmanget fjalëve të tepërta.
Lexoni gjithashtu:
Burimi: nga libri "Të njohësh vetveten", Botimet "Athos"
Përktheu: UGO
Lexo gjithashtu
Shën Porfiri: «Krishti është gjithçka»
Mësimet e asketit grek kujtojnë se dashuria për Krishtin sjell gëzim, dritë e paqe, larg hidhërimit dhe melankolisë së jetës.
Shpjegim i Dhjetë Urdhërimeve nga zëri i etërve
Teksti etëror nga Manastiri i Paraklitit në Oropos të Atikës shpjegon urdhërimet nga besimi te Trinia deri te ndalimi i lakmisë dhe nderimi i ikonave.
Shën Ignati Brjançaninovi: Kryqi i Krishtit dhe kryqi i çdo njeriu
Sipas mësimeve etërore, çdo njeri mbart kryqin e vet, i cili shndërrohet në Kryq të Krishtit përmes besimit dhe durimit.
Arkimandriti Sofroni Saharov mbi botën bashkëkohore dhe njeriun
Fragment nga letra 47 e librit «Letra në Rusi» të Arkimandrit Sofroni Saharov, botuar nga Manastiri i Shën Joan Pararendësit në Eseks.
Kryepiskopi në Tiranë: Çfarë mbjellin prindërit në zemrat e fëmijëve
Në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit, Kryepiskopi shpjegoi paravolinë e mbjellësit dhe përgjegjësinë e prindërve për fjalët që dëgjojnë fëmijët.
Predikim mbi paravolinë e mbjellësit
Teologu shqyrton katër kategoritë e «arave» ku bie fara e fjalës së Perëndisë dhe i fton besimtarët ta përpunojnë shpirtin brenda Kishës.