Me Liturgjinë e fundit Hyjnore në Korçë, Kryepiskopi i ri i përshëndet grigjën

Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani do të përshëndesë grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës.
Sipas faqes zyrtare të Mitropolisë së Korçës, vijon si më poshtë:
Me hirin dhe mëshirën e Perëndisë, i zgjedhuri Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, do të meshojë në katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë të Dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar, ne 23 Mars.
Me Liturgjinë e fundit Hyjnore në Korçë, Kryepiskopi i ri i thotë lamtumirë.të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.
Moment mirënjohjeje dhe falenderimi nga të gjithë ne, për të nderuar dhe për t’u lutur për Atin dhe Kryebariun tonë, që na deshi dhe e deshëm në Krishtin Jisu.
Shërbesa e mëngjesit do të fillojë në orën 07:30 dhe Liturgjia Hyjnore në orën 09:00.
.jpg)



