Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të bëhet më 29 mars

Pas votimit, për këtë detyrë të lartë u zgjodh Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani (Peluşi).
Më 16 mars 2025, në Tiranë, u mbajt mbledhja e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, ku u zgjodh Kryepeshkopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Pas votimit, për këtë detyrë të lartë u zgjodh Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani (Peluşi).
Në shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, të firmosur nga anëtarët e Sinodit, thuhet:
"Ne, Kryepriftërinjtë që përbëjmë Sinodin e Shenjtë, u mblodhëm sot më 16 Mars në qendrën Sinodike në Tiranë në kryesinë e hirësisë së Tij Mitropoliti i Korçës Joani, në cilësinë e Mbikëqyrësit të Fronit Episkopal. Në thirrjen e Shpirtit të Shenjtë dhe kanoneve të shenjta, si dhe Statutin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë, duke paraqitur votat tona kanonike mbi Tryezën e Shenjtë, kemi zgjedhur Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Në këtë orë të bekuar e shpallim si Kryebariun, mësuesin dhe udhëheqësin tonë."
Dokumenti është nënshkruar nga Mitropoliti i Korçës dhe Mbikëqyrësi i Fronit Kryepiskopal, Hirësi Joani, Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri, Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit, Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit, Hirësi Andoni, Mitropoliti i Beratit, Hirësi Asti, Mitropoliti i Amantias, Hirësi Nathanaili dhe Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi.
Fronëzimi i Kryepeshkopit të ri do të zhvillohet më 29 mars 2025 në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë.

