Përfaqësues të Mitropolisë së Korçës uruan myftiun e ri Erjol Haxhiu
Në Myftininë e Zonës Korçë u mblodhën përfaqësues institucionesh dhe komunitetesh fetare për të uruar H. Erjol Haxhiun me rastin e fillimit të detyrës.
Myftiu i ri i Zonës Korçë, H. Erjol Haxhiu, priti në ambientet e Myftinisë Korçë përfaqësues të institucioneve dhe personalitete të qytetit, të cilët i përcollën urimet me rastin e emërimit dhe fillimit të detyrës së tij. Sipas njoftimit të Myftinisë së Zonës Korçë, takimi u zhvillua në një ditë të veçantë për komunitetin mysliman të qytetit.
Në takim ishte i pranishëm edhe ish-Myftiu i Zonës Korçë, H. Ledian Cikalleshi, i cili është transferuar në Vorë, ku do të vijojë detyrën si Myfti. Urimet i përcollën gjithashtu përfaqësues të komuniteteve fetare, intelektualë, gazetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit.
Për Mitropolinë e Shenjtë Korçë për urim shkuan At Mihal Sanellari dhe At Vangjel Sotiri. Myftinia e Zonës Korçë shprehu mirënjohjen për të gjithë të pranishmit për vizitën dhe urimet e tyre.
Më parë, Mitropolia e Korçës priti dy vizita miqësore.
