Mitropoliti i Kalavritës ngre shqetësimin për mungesën e priftërinjve në fshatrat e Greqisë
Hierarku tha se mungesa e klerit dobëson jetën liturgjike dhe mund të përshpejtojë zbrazjen e fshatrave malore.
Mungesa e priftërinjve po vështirëson shërbesat në fshatrat e vegjël dhe të largët të Greqisë. Sipas Orthodoxia News Agency, këtë shqetësim e ngriti Mitropoliti i Kalavritës dhe Egjalesë, Jeronimi, pas Liturgjisë Hyjnore në kishën e Shën Athanasit në Kamenianë, në Peloponez.
Hierarku tha se mitropolia po përpiqet të sigurojë shërbesa në sa më shumë kisha, por mungesa e klerit e vështirëson ndjeshëm këtë përpjekje.
Sipas tij, prifti ka një rol të rëndësishëm në jetën e fshatrave të vogla malore.
“Prifti është një nga hallkat kryesore që mbështet jetën dhe unitetin e komunitetit vendor”, tha Mitropoliti Jeronim, duke theksuar se jeta kishtare ndihmon në ruajtjen e traditave dhe në forcimin e lidhjeve mes banorëve.
zvogëlimin e jetës liturgjike dhe mund të përshpejtojë zbrazjen e fshatrave.
Ai shprehu shpresën se në Mitropolinë e Kalavritës do të shfaqen kandidatë të rinj për priftëri, të gatshëm të shërbejnë në vendlindjen e tyre.
Jeronimi u bëri thirrje komuniteteve vendore që ta kuptojnë nevojën për hartimin e orareve të shërbesave. Ai kujtoi gjithashtu se gjatë festës së Fjetjes së Hyjlindëses, në qendër duhet të jenë Liturgjia dhe lutja e përbashkët e besimtarëve.
Në të njëjtin kontekst kishtar,
.