E diela e tretë e Kreshmës, Kryepeshkop Joani: Sot, Kisha ka nderimin e Kryqit

2824
18:48
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani Pelushi Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani Pelushi

Në Dielën e 3-të të Kreshmës, e njohur si Diela e Kryqit të Adhurueshëm, besimtarët ortodoksë nderojnë kryqin si simbol i shpengimit dhe forcës shpirtërore

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani Pelushi, në homelinë e tij të së dielës më 15 mars 2026, theksoi fuqinë e kryqit për të kapërcyer tentimet dhe vuajtjet e jetës. Ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin kryqin e tyre të përditshëm me durim dhe dashuri, duke u mbështetur në shembullin e Krishtit.​​

“Sot Kisha ka vendosur të ketë nderimin e Kryqit. Përse e ka bërë këtë gjë? Kushdoq ë e vazhdon Kreshmën ashtu si thotë e meson Kisha, javën e tretë do të ndihet pak I lodhur, prandaj Kisha ngre Kryqin për të na kujtuar për veprën shpëtimtare të Zotit”, tha ndër të tjera Krypeshkopi.

Fjala e Kryepeshkopit Joani u fokusua në leximin evangjelik nga Gjoni 12:1-18, ku Krishti parashikon kryqin e tij. Ai shpjegoi se Kreshma nuk është vetëm agjërim fizik, por luftë kundër egoizmit dhe mëkateve, me kryqin si armë fitimtare. Besimtarët u nxhurrën të praktikojnë bamirësi dhe falje, duke u transformuar në dëshmitarë të dashurisë hyjnore në jetën e përditshme.​

Kryepeshkopi mbylli duke lutur që kryqi të bëhet burim gëzimi dhe shprese për të gjithë. Besimtarët u ftuan të vazhdojnë Kreshmën me vigjilencë, duke pritur Ringjalljen e Zotit. Ky mesazh reflekton vizionin e tij për një Kishë të gjallë dhe të angazhuar të gjithë shoqërisë.

 

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu