Mitropoliti Nathanail kremtoi Shën Marinën në Kulluricë të Finiqit
Në kishën e fshatit, Mitropoliti predikoi mbi jetën dhe martirizimin e Shën Marinës, duke ftuar besimtarët të qëndrojnë të patundur në besim.
Në të kremten e Martires së madhe Shën Marina u krye sot Shërbesa e Shenjtë e Mëngjesores dhe Liturgjia Hyjnore në kishën që mban emrin e shenjtores, në fshatin Kulluricë, në bashkinë e Finiqit. Sipas njoftimit të Mitropolisë së Gjirokastrës, shërbesa u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail.
Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Mitropoliti falënderoi besimtarët për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre, duke uruar që ndërmjetimet e Shën Marinës të sjellin paqe, forcë shpirtërore dhe bekime në familjet e tyre. Ai predikoi gjithashtu mbi jetën dhe martirizimin e Shën Marinës, duke theksuar besimin e saj të palëkundur, trimërinë dhe përkushtimin e plotë ndaj Krishtit.
Mitropoliti i nxiti besimtarët të ndjekin shembullin e shenjtores dhe të qëndrojnë të patundur në besimin orthodhoks përballë sprovave të jetës. Kremtimi u zhvillua në një atmosferë përkushtimi shpirtëror, me pjesëmarrjen e besimtarëve të fshatit dhe të rrethinave.
Kremtimi i sotëm në Kulluricë u shoqërua me lutje dhe përkushtim nga besimtarët e pranishëm, të cilët ndoqën me vëmendje predikimin e Mitropolitit mbi jetën e martires. Shërbesa u zhvillua sipas traditës liturgjike orthodhokse, në kishën e fshatit të kushtuar Shën Marinës.
Nuk është hera e parë që Mitropoliti Nathanail kremton festa fetare në famullitë e Mitropolisë së Gjirokastrës; kohët e fundit vëmendja ra mbi hapjen e kishës së Shën Marinës në Dropull.
Foto Mitropolia e Hirshme Gjirokastër