Kisha Ortodokse Bullgare kundër "Sofia Pride 2026"
Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Bullgare publikoi deklaratë zyrtare kundër veprimtarisë, duke mbrojtur familjen dhe martesën tradicionale.
Kisha Ortodokse Bullgare u shpreh zyrtarisht kundër mbajtjes së "Sofia Pride 2026", duke kundërshtuar idetë dhe mesazhet që promovohen përmes kësaj veprimtarie. Sipas Patriarkanës Bullgare, deklarata u publikua nga Sinodi i Shenjtë.
Në tekstin e deklaratës, hierarkët përsëritën se njeriu është krijuar "si burrë dhe grua" dhe se familja, e themeluar mbi martesën e bekuar midis burrit dhe gruas, përbën mjedisin natyror për rritjen e fëmijëve. Ata shprehën shqetësim për pikëpamje që i cilësuan "të papajtueshme me mësimin moral të krishterë", duke theksuar se mesazhe të tilla janë veçanërisht shqetësuese kur u drejtohen fëmijëve dhe të rinjve.
Sinodi i Shenjtë theksoi se "Kisha nuk përjashton askënd", por nënvizoi përgjegjësinë e saj për të dëshmuar "të vërtetën e Ungjillit" dhe për t'i ruajtur besimtarët nga lajthitja shpirtërore. Sipas deklaratës, "liria e vërtetë nuk qëndron në pohimin e çdo dëshire, por në kërkimin e së vërtetës".
Sinodi u bëri thirrje institucioneve shtetërore, organizatave shoqërore dhe mbarë shoqërisë bullgare që të mbështesin martesën dhe familjen, si edhe të ruajnë themelet kulturore të vendit. Në prag të së Dielës së të Gjithë Shenjtorëve të Bullgarisë, që kremtohet më 14 qershor, Sinodi i ftoi besimtarët të qëndrojnë të lidhur me besimin ortodoks dhe u lut që Perëndia t'i dhurojë popullit bullgar "paqe, kthjelltësi shpirtërore dhe unitet".
Nuk është hera e parë që Kisha Ortodokse Bullgare merr qëndrim publik mbi çështje shoqërore; kohët e fundit vëmendja ra mbi