Mitropolia e Korçës hap kampin ditor për fëmijë

2824
14:55
4
Mitropolia e Korçës hap kampin ditor për fëmijë

Kampi do të zhvillohet në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë, me temë “12 festat e mëdha në Kishën Orthodhokse”.

Mitropolia e Shenjtë e Korçës fton prindërit të regjistrojnë fëmijët në kampin ditor që do të zhvillohet pranë Manastirit të Hirshëm të Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë.

Kampi do të ketë si temë “12 festat e mëdha në Kishën Orthodhokse” dhe synon t’i ndihmojë fëmijët të njohin më mirë jetën liturgjike, traditën dhe besimin e Kishës.

Programi do të jetë i larmishëm, me mësime katekizmi, aktivitete krijuese dhe lojëra të përshtatura sipas moshës. Në këtë mënyrë, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë, të argëtohen dhe të kalojnë kohë në një mjedis të bekuar kishtar.

Kampi është ditor dhe u drejtohet fëmijëve të moshës 6–15 vjeç. Ai do të zhvillohet në dy periudha: 15–19 qershor dhe 22–26 qershor 2026.

Mitropolia e Korçës thekson rëndësinë e formimit shpirtëror të fëmijëve që në moshë të hershme. Përmes katekizmit dhe jetës së përbashkët në Kishë, fëmijët mësojnë të njohin Perëndinë, të duan të afërmin dhe të rriten me vlera të shëndosha shpirtërore.

Manastiri i Fjetjes së Hyjlindëses në Boboshticë, ku do të zhvillohet kampi, ofron një mjedis të përshtatshëm për lutje, mësim, bashkëpunim dhe gëzim fëmijëror.

Për më shumë informacion dhe regjistrime, prindërit mund të kontaktojnë në numrat:
+355 69 470 4789
+355 67 643 4836

UGO/ Mitropolia e Shenjtë Korçë

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu