Pentikostia u kremtua në Mitropolinë e Korçës

2824
15:22
Mitropoliti i Korçës Hirësia e TIj imzot Anastasi gjatë shërbesës së mbrëmësores. Foto UGO Mitropoliti i Korçës Hirësia e TIj imzot Anastasi gjatë shërbesës së mbrëmësores. Foto UGO

Në kishat e Mitropolisë u krye Liturgjia Hyjnore dhe Mbrëmësorja e Shpirtit të Shenjtë.

Në Mitropolinë e Shenjtë të Korçës u kremtua sot me madhështi e kremtja e madhe e Pentikostisë, dita kur Kisha kujton zbritjen e Shpirtit të Shenjtë mbi Apostujt.

Në të gjitha kishat e Mitropolisë u krye Liturgjia Hyjnore e kësaj dite, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve, të cilët u bashkuan në lutje dhe falënderim për dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Pentikostia kremtohet pesëdhjetë ditë pas Pashkës. Sipas librit të Veprave të Apostujve, ndërsa nxënësit e Krishtit ishin të mbledhur së bashku në Jerusalem, Shpirti i Shenjtë zbriti mbi ta në formën e gjuhëve të zjarrta. Pas kësaj, Apostujt filluan të predikonin me guxim Ungjillin e Krishtit dhe shumë njerëz pranuan besimin.

Për këtë arsye, Pentikostia njihet si dita e lindjes dhe themelimit të Kishës. Ajo shënon fillimin e misionit apostolik në botë dhe shpalljen e hapur të Ungjillit për të gjithë popujt.

Pas Liturgjisë Hyjnore u krye edhe Mbrëmësorja e Shpirtit të Shenjtë, e cila lidhet me të kremten e së hënës pas Pentikostisë. Gjatë kësaj shërbese lexohen lutjet e veçanta gjatë të cilave besimtarët qëndrojnë të gjunjëzuar dhe  Kisha në këtë mënyrë i drejtohet Perëndisë për mëshirë, ndriçim, falje dhe forcim shpirtëror.

Besimtarët morën pjesë me përkushtim në këto lutje, duke iu lutur Zotit që të mëshirojë, të ndihmojë dhe të udhëheqë jetën e tyre në dritën e Shpirtit të Shenjtë.

Pentikostia i kujton çdo të krishteri se Kisha nuk është vetëm bashkësi njerëzore, por trup i gjallë i Krishtit, i udhëhequr dhe i ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë.

Fotot: Momente nga Mesha Hyjnore dhe Mbrëmësorja në Katedralen Ngjallja e Krishtit UGO / Mitropolia e Shenjtë e Korçës.

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu