Ungjillëzimi i Hyjlindëses në Delvinë

2824
17:46
3
Ungjillëzimi i Hyjlindëses në Delvinë

Liturgji Hyjnore e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, z. Nathanail, dhe mesazhi i shpëtimit përmes bindjes së Hyjlindëses Mari

Sot, më 25 mars, në të kremten e madhe të Ungjillëzimit të Hyjlindëses, Mitropoliti i Gjirokastrës z. Nathanail drejtoi Shërbesat e Shenjta të Mëngjesores dhe Liturgjisë Hyjnore në kishën e Ungjillëzimit, në qytetin e Delvinës.

Klerikë të zonës dhe besimtarë nga qyteti morën pjesë, gjithashtu, në këtë të kremte të madhe të kishës sonë, e cila përkujton Lajmin e Mirë, që e Tërëshenjta Mari mori nga Kryeengjëlli Gabriel për lindjen e Shpëtimtarit dhe Zotit tonë Jisu Krisht.

Ungjillëzimi përbën një ngjarje thelbësore në historinë e shpëtimit. Me përgjigjen e saj plot përulësi dhe bindje – “Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë sipas fjalës sate” – Hyjlindësja Mari u bë bashkëpunëtore në planin Hyjnor. Në këtë mënyrë, përmes saj, Fjala e Perëndisë u mishërua dhe hyri në botë, duke hapur rrugën për shpëtimin e njerëzimit.

 

Mitropolia e Hirshme e Gjirokastrës

Nëse vëreni një gabim, zgjidhni tekstin e nevojshëm dhe shtypni Ctrl+Enter ose Dërgo një gabim për ta raportuar tek redaktorët.
Nëse gjeni një gabim në tekst, zgjidhni atë me mousen dhe shtypni Ctrl+Enter ose këtë buton Nëse gjeni një gabim në tekst, theksoni atë me mousen dhe klikoni këtë buton Teksti i theksuar është shumë i gjatë!
Lexo gjithashtu